Obama kritikon republikanët për rritjen e tatimeve

Dhoma e Përfaqësuesve nuk votoi në favor të planit të mbështetur nga presidenti amerikan, Barack Obama, i cili do të zgjaste edhe për dy muaj shkurtimet e tatimeve mbi të ardhurat, duke kërkuar një raund të ri bisedimesh.
Më votimin e tyre, republikanët që dominojnë në Kongres refuzuan qëndrimin e Obamës dhe kërkuan bisedime të menjëhershme me Senatin për planin njëvjeçar.
Po që se Kongresi dështon të miratojë ligjin deri në fund të vitit, tatimet mbi të ardhurat do të rriten për 160 milionë punëtorë, duke filluar qysh në muajin janar.
Po ashtu, pothuaj 2 milionë njerëz mund të humbin përfitimet e papunësisë në janar.
Mosmiratimi i planit në Dhomën e Përfaqësuesve shkaktoi reagimin e presidentit Obama.
Ai i kritikoi republikanët se po përpiqen të sigurojnë koncesione politike nga demokratët, lidhur me ato që presidenti i cilësoi çështje që nuk kanë lidhje me planin e Senatit.