Alegri: Jemi nëmomentin më delikattë sezonit
MILANO- Dy barazimet ndaj Lacios dhe Xhenoas kanë bërë që Milani të jetë tepër i rrezikuar në betejën për titullin kampion. Kuqezinjtë janë 5 pikë para Interit, por zikaltërit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur dhe diferenca mund të shkojë në 2 pikë.
Veç kësaj, forma e Milanit duket për të ardhur keq në këto çaste. “Për fat, të shtunën do të zbresim në fushë dhe do të mbarojë kjo javë, në të cilën janë thënë shumë gjëra, - deklaroi trajneri Alegri, në prag të sfidës së sotme ndaj Parmës. – Jemi në momentin më të rëndësishëm dhe delikat të sezonit. Nga nesër mendoj se do të nisë të vendoset kampionati. Të martën kemi Champions League, më pas rikthehet Kupa dhe kampionati”. Thënë ndryshe, fitorja me Parmën është një detyrim.
“Nuk mund të gabojmë tani, sepse kjo do të thotë t’u japim avantazh kundërshtarëve. Duhet të rregullojmë gjërat që në këto momente nuk po i bëjmë mirë. Fatin e kemi ende në duart tona, por duhet të rikthehemi te fitorja”, shtoi trajneri kuqezi. Përpos deklaratave optimiste, Milani duket se ka jo pak probleme në këto momente.
Mungesa e Pirlos ka bërë që Alegri të luajë me 3 mesfushorë shkatërrues si Gatuzo, Van Bomel e Flamini, ndërsa loja është bazuar në topa të gjatë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)