Alegri: Ndaj Katanias dua fitore, s’ka rëndësi loja
TIRANE- Milani zhvillon neser një transfertë të vështirë në Siçili, përballë Katanias, në një stadium ku vendasit janë vërtet të frikshëm. Skuadra e drejtuar nga Vinçenco Montela nuk e njeh ende humbjen në fushën e saj, por për trajnerin e Milanit Masimiliano Alegri, është koha të thyhet kjo tabu. “Ndaj Katanias nuk dua aspak lojë të bukur, dua vetëm fitore, - tha ai. – Duhet të bëjmë një sforco të fundit para pushimeve. Del Piero te Milan? Nuk besoj se Juve do ta lërë të ikë”, u shpreh më tej Alegri.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)