Skocezi feston 25-vjetorin te “Djajtë”
LONDER-Mançester Siti vazhdon marshimin drejt titullit kampion, teksa ditën e sotme ka arritur fitoren e radhës, duke ruajtur të paprekur distancën me Mançester Junajtid. Në një ndeshje tepër të vështirë në “Loftus Road”, lojtarët e Roberto Mançinit. Bothroid ishte më i miri i vendasve, duke shënuar golin e avantazhit me kokë dhe duke dhënë asistin për Helguson te goli i dytë. Ndërkohë, Siti përmbysi avantazhin e Bothroid me golat e Xhekos dhe të Silvës, ndërsa pas barazimit të Helguson, ishte Jaja Ture që realizoi golin e tretë, sërish me kokë. Ndërkohë, ka fituar edhe Mançester Junajtid, që i është falur një autogoli të ish-it Ues Braun në sfidën me Sandërlend. Ky gol u ka mjaftuar “Djajve” të marrin 3 pikët në ditën e 25-vjetorit të Aleks Ferguson në stolin e Mançesterit. Skocezit iu rezervua një pritje e veçantë në momentin e hyrjes në stadium. Kore e pankarta nga tifozët, ndërsa lojtarët në fushë dhe katërshja e arbitrave, kanë qëndruar në mes duke e duartrokitur. Në ndeshjet e tjera, Çelsi arriti një sukses minimal ndaj Blekbërnit, falë një goli të Frenk Lampard në fillimin e pjesës së dytë. Më pas ishte Petr Çeh, që edhe pse u gjakos, ndaloi disa momente të vështira në portën e bluve. Në ndeshjet e tjera spikat fitorja e Aston Vilës 3-2 me Noruiç si edhe fitorja 2-1 e Njukasëllit ndaj Evertonit. Arsenali mori fitoren e katërt radhazi, duke mundur 3-0 Uest Bromin, ndërsa Liverpuli nuk shkoi më shumë se një 0-0 ndaj Suonsit.
ANGLI
Njukasëll-Everton 2-1
A.Vila-Noruiç 3-2
Blekbërn-Çelsi 0-1
Man.UTD-Sandërlend 1-0
Liverpul-Suonsi 0-0
Arsenal-Uest B. 3-0
QPR-Man.Siti 2-3
Sot
Ulvs-Uigan
Bolton-Stouk
Fulham-Totenhem
ANGLI
Njukasëll-Everton 2-1
A.Vila-Noruiç 3-2
Blekbërn-Çelsi 0-1
Man.UTD-Sandërlend 1-0
Liverpul-Suonsi 0-0
Arsenal-Uest B. 3-0
QPR-Man.Siti 2-3
Sot
Ulvs-Uigan
Bolton-Stouk
Fulham-Totenhem