Guardiola: Akuzat e Ibrës? E falënderoj
TIRANE-Ashtu siç edhe pritej, Pep Guardiola nuk ka aspak dëshirë të përfshihet në një luftë mediatike në distancë me Zllatan Ibrahimoviç. Në konferencën e djeshme për shtypin, pyetja mbi akuzat e rënda të bëra nga sulmuesi suedez në librin biografik, ka qenë e dyta. “I thashë që nuk je burrë, e bën në brekë para Murinjos...Ai nuk më shihte më me sy...Kënaqi Mesin, që kërkoi të ndryshonte rol”, ishin disa nga akuzat e Ibrës. “Shtëpitë botuese i nxjerrin librat kur u leverdis (pas 3 javësh është Milan-Barça). Nuk ka problem dhe nuk kam asgjë për të thënë, - u shpreh sot Guardiola. – Nuk dua që kjo histori të transformohet në një histori personale dhe përsëris atë që thashë kur Ibra iku: e falënderoj për gjithçka që dha në sezonin që luajti me ne dhe arritëm 99 pikë në kampionat dhe deri në gjysmëfinalen e Champions League. I uroj gjithë fatin e botës. Ibra atë sezon luajti të gjitha ndeshjet, përveç Shtutgartit e Vilarealit. Na ndihmoi shumë dhe s’kam pse të mos e uroj”, shtoi Pep.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)