Aleks Ferguson lëviz për Maikon
Pas portierit brazilian, Julio Çezar, të kërkuar nga Mançester Junajtid, është Daglas Sisenando Maikon ai që i ka trembur tifozët dhe drejtuesit e Interit. Pas kërkesës verore për rritjen e rrogës së mbrojtësit brazilian të krahut dhe hipotezës për t‘u transferuar te Real Madrid, që nuk u realizuan, çështja rikthehen sërish pikëpyetjet. Antonio Kaliendo, këshilltari i lojtarit, ka folur për një interesim të klubit të Sër Aleks Ferguson: ky është një mesazh për drejtuesit zikaltër. Tek Interi duket se ka ndryshuar atmosfera (ikja e Zlatan Ibrahimoviçit) dhe tani shitja e Maikon duket një hipotezë më se e besueshme për të gjithë.