Kërkohen Kempbëll e Maskerano
Sol Kempbëll, ish-mbrojtësi i Totenhemit, Arsenalit dhe Portsmuthit, duket se ka filluar bisedimet për t‘u transferuar te Juventusi. Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi "Daily Mail", që theksonte se bardhezinjtë kërkojnë ta afrojnë 35-vjeçarin që prej merkatos së janarit. Për shërbimet e ish-lojtarit të përfaqësueses angleze, që së fundmi prishi kontratën me Nots Kauntin, interesohen edhe Uest Bromuiç, Aston Vila, Volverhempton, Hull Siti e Nju Kasëll. Ndërkohë, Juventusi synon të afrojë edhe mesfushorin e Liverpulit, Havier Maskerano. Konkurrenca për argjentinasin është e fortë, pasi Pep Guardiola e kërkon te Barcelona.