E Shtunë, 31 Tetor 2026

Startojnë Lojërat Olimpike Speciale

Startojnë Lojërat Olimpike Speciale ku do të marrin pjesë 250 sportistë me aftësi të kufizuara. Ky aktivitet zhvillohet për herë të dytë në dy vitet e fundit. Presidenti Topi ishte edhe njeriu i cili u dha jetë këtyre lojërave pas ndezjes së flakës olimpike, e cila për tri ditë rresht do të qëndrojë në qendrën "Don Bosko", ku do të garojnë për medalje sportistët. Pas presidencës, flaka olimpike është drejtuar në Kryeministri, aty ku Berisha braktisi zyrën për të dalë jashtë, që të përshëndeste në mënyrë sportive nisjen e lojërave. Sportistët e kanë zhvendosur flakën olimpike edhe në Bashkinë e Tiranës, ku kanë marrë edhe përshëndetjen e kryebashkiakut Rama. Flaka olimpike në fund ka shkuar në qendrën "Don Bosko", ku është bërë edhe ceremonia e hapjes. Lojërat do të zhvillohen në 6 disiplina, ku do të garohet në basketboll, futboll, atletikë, pingpong, not dhe buling.

A. M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›