E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça-Pujolit: Rinovo, ose ik

Barcelona i ka dhënë një ultimatum: duhet të vendosë brenda dhjetorit nëse do të rinovojë apo jo kontratën e tij me blaugranët. Por për mbrojtësin Karles Pujol, kapitenin dhe flamurin e "Kamp Nout", nuk do të jetë e lehtë të zgjedhë se çfarë do të bëjë, ngaqë ofertat sigurisht nuk i mungojnë, mbi të gjitha nga Premier League. Dihet prej kohësh interesimi i Milanit, por së fundmi për mbrojtësin e Kombëtares spanjolles, sikurse ka bërë të ditur e përditshmja angleze "Daily Mail", po interesohen edhe Arsenali e Mançester Siti, akoma në gjuetinë e goditjeve të tjera sensacionale pas këtij fillimi të mirë të sezonit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›