E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Linen, i fiksuar pas Skelës

Ervin Skela është një njohje e vjetër për trajnerin e Munih 1860, Edvald Linen. Këtë e ka pohuar vetë tekniku i skuadrës së Bundesligës 2 gjermane në një prononcim të dhënë dje në lidhje me tratativat për të marrë mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë për pjesën e mbetur të sezonit. Skela (aktualisht pa skuadër), që nga largimi i tij nga Energi Kotbuz në muajin qershor, për momentin është një alternativë e pëlqyer nga drejtuesit e Munih 1860. Linen dhe menaxheri i skuadrës, Miki Steviç, do ta ndjekin atë në miqësoren ndaj Greuther Furth të shtunën, por edhe ndaj Suedisë në Stokholm të mërkurën. "Neve na nevojitet kompetencë në mesfushë. Unë dëshiroja ta merrja Skelën kur drejtoja Paniopniosin e Athinës, por ai shkoi te Kotbuzi", tha dje Linen. Ndoshta tani kjo dëshirë do të realizohet. Shanset e Skelës janë rritur, pasi turku Ilhan Mansiz ka refuzuar ofertën e Munih 1860.

A. M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›