Ronaldo jashtë Botërorit, Reali humbet 100 mln euro
Zakonisht klubet e futbollit janë të kënaqura kur lojtarët e tyre nuk luajnë me ekipet kombëtare. Por, nëse skuadra quhet Real Madrid dhe lojtari është Kristiano Ronaldo, situata ndryshon. Florentino Perez ka shpenzuar një "thes" me para për mesfushorin, jo vetëm për të fituar në fushë, por edhe për të përfituar nga imazhi i tij. Gjithsesi, nëse Portugalia nuk kualifikohet në Afrikën e Jugut 2010, skuadra spanjolle do të pësojë një dëm të konsiderueshëm ekonomik, që shkon deri në afro 100 milionë euro. Sipas mediave luzitane, Reali ka përllogaritur të fitojë rreth 85 milionë euro në sezon nga "Topi i Artë", shifër që do të rritej me aktivizimin e Ronaldos në Botëror.