E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleksandër Keka shpallet "Nderi i Kastratit" pas vrasjes

 

SHKODER - Këshilli i Komunës së Kastratit nderon me titullin më të lartë kreun e vrarë të demokristianëve të Malësisë së Madhe dhe elektricistin e rënë në krye të detyrës, Pjetër Rushaj. Paraditen e djeshme, përfaqësues të këshillit të kësaj komune u kanë dorëzuar familjarëve të ish-këshilltarit Aleksandër Kekaj titullin "Nderi i Kastratit", pas vdekjes. Këtë titull, këshilli i komunës e kishte miratuar në mbledhjen e kaluar të tij, ndërkohë që dje ai u është dorëzuar familjarëve të viktimës. Motivacioni i titullit të akorduar Kekës ka qenë: "Kontributi i dhënë si këshi-lltar i Komunës së Kastratit, si dhe për banorët e kësaj zone si anëtar i këshillit të Qarkut Shkodër". Aleksandër Keka humbi jetën në një atentat mafioz, më 18 qershor të këtij viti, kur makina e tij shpërtheu nga një sasi eksplozivi. Të njëjtët këshilltarë reaguan muajin e kaluar, duke i bërë apel prokurorisë për zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarjeje. Ende nuk dihet se cilët janë atentatorët e Kekës e as motivet që i shtynë ata. Po dje, Këshilli Komunal i akordoi të njëjtin titull elektricistit Pjerin Rushaj. Ai humbi jetën pak javë më parë aksidentalisht, ndërsa po riparonte një defekt në linjën e tensionit të lartë në komunën e Kastratit.                                  r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›