Aleksandre Pato, gjithmonë e më larg Milanit
Milani duket gjithmonë e më i bindur për shitjen e talentit të tij Aleksandre Pato, pasi, pavarësisht talentit të padiskutueshëm, braziliani ka luhatje të mëdha në paraqitjet e tij. Sipas asaj që raporton rrjeti informativ “Mediaset”, pronë e presidentit të Milanit, Silvio Berluskonit, një tjetër problem janë marrëdhëniet aspak të mira midis “Patokut” dhe Zlatan Ibrahimoviçit. Nëse kuqezinjtë do të vendosin të nxjerrin në merkato 21-vjeçarin, Çelsi dhe Barcelona janë të gatshme të paraqesin oferta të çmendura për të.