Raul: Barcelona, një makineri perfekte!
Ish-kapiteni i Real Madridit, Raul Gonzales, në një intervistë të dhënë për të përditshmen “AS”, foli për objektivat e tij personalë, futbollin gjerman, situatën aktuale te Shalke dhe aktualitetin e Realit. “Kam luajtur 16 vjet te Reali, praktikisht të gjithën karrierën time dhe është e qartë që vazhdoj të ndjek ndeshjet. Pa dyshim, lutem që të fitojnë kampionatin, edhe pse, për të qenë realistë, ka për të qenë e vështirë. Mënyra sesi luan Barcelona është e pabesueshme. Ata janë një makineri perfekte. Megjithatë, Reali ka një skuadër shumë të re në moshë dhe ky është favori i tyre më i madh. Lojtarë si Khedira e Ozil mund të vazhdojnë të rriten shumë”.