Kalderon: Murinjo s’është i duhuri për Realin
Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Kalderon, thotë se Zhoze Murinjo është trajneri i gabuar për klubin. Dyshimet rreth Murinjos kanë filluar pas disfatës së fundit të Real Madridit ndaj Osasunas. “Murinjo nuk është mënyra më e mirë për të përfaqësuar klubin, ai nuk e ndihmon imazhin e Madridit. Murinjo ka ardhur të fitojë tituj, jo të ankohet për gjykimin e keq dhe për atë çfarë ka kaluar më parë. Ky nuk është roli i trajnerit”, ka thënë Kalderon.