Aleksandri yne
Nga Berat Buzhala
Me shume se 100 komente urimi erdhen ne ExpressOnline, ne adrese te Ministrit te Puneve te Jashtme, Skender Hyseni, per paraqitjen e tij ne Keshillin e Sigurimit te OKB'se. Pas disa javesh depresive, ai, qe me se paku e prisnim, befasisht ktheu buzeqeshjen ne fytyrat tona te ngrira. Disa dhjetera mesazhe qytetaret kishin postuar edhe ne Facebook, te entuziazmuar me Hysenin. Ne kafe flisnin vetem per shperthimin diplomatik te Ministrit te Puneve te Jashtme. Edhe ne biseda telefonike po thone se "ky Ministri i Puneve te Jashtme doli burre".
A duhet prishur pak karakterin festiv dhe euforik te kesaj ngjarje interesante ne Keshillin e Sigurimit? Se paku, kjo pyetje eshte e lejueshme. Ne jemi shoqeri qe shpejt nxehemi e shpejt ftohemi - si teneqja ose si hirra. Jemi shoqeri qe i pelqen te vrapoje pas gjerave simbolike dhe jo pas qendrueshmerise dhe fuqise se perhershme te argumenteve.
Ndoshta e verejtet edhe nga prezantimi ne media qe iu be kesaj ngjarjeje. Nje minister per te cilin te gjithe luteshim qe t'ia shihnin shpinen nje minute e me perpara, tash e beme hero.
Nuk do te cuditesha aspak nese i shoh Presidentin Sejdiu dhe Kryeministrin Thaci duke e pritur Hysenin ne Aeroport me lule dhe me tepih te kuq, madje edhe me nje garde nderi te FSK'se.
Pas kesaj duartrokitje te dalldisur kombetare, jam i pergatitur psiqikisht qe ta degjoj ndonje rapsod te harruar dhe te pashprese t'ia kushtoje edhe ndonje kenge Ministrit tone. Sikur Ise Boletinit ne Londer.
E per cka?
Sepse na preku aty ku me se shumti na dhemb. Ia tha ne fytyre Boris Tadicit para Keshillit te Sigurimit disa nga krimet e kryera prej shtetit serb.
Edhe? Cka tjeter?
E degjoi krejt bota.
Cila bote? E degjuam ne ne Kosove, serbet ne Serbi dhe 15 ambasadore te Keshillit te Sigurimit, te cilet qe ne start ishin pozicionuar ose kah ky i yni ose kah "lepotani" Boris Tadic, i cili, doren ne zemer, ishte shume qesharak me grimasat e tij, derisa e degjonte Hysenin. Boris Tadic, ky politikan te cilin nacionalistet serbe deshirojne ta shohin ne televizion vetem si reklamues te shamponit.
Por, harroni te gjitha keto sepse une e kam nje dileme te vogel, qe do te doja ta ndaja me ju ne kete shkrim. Kuptohet se fjala eshte per performansen e Ministrit te Puneve te Jashtme te Kosoves, para anetareve te Keshillit te Sigurimit.
Tash po me intereson ta di: A ishte kaq markant fjalimi i Ministrit tone para ambasadoreve te Keshillit te Sigurimit, apo ju u gezuat aq shume, sepse moti kohe nuk po llogarisni ne sherbimet e kesaj Ministrie dhe te ketij Ministri?
A mos ndoshta po gezoheni se nje femije qe eshte dashur te flase qe ne moshen dy vjecare, ka filluar te flase ne moshen gjashte vjecare?
Apo ndoshta edhe ne nuk jemi asgje tjeter vecse edhe ca ballkanas te tjere qe pushtohemi nga emocionet kur armikut ia perplasim per fytyre disa fjale te verteta?
E mandej rri e mbyte miza edhe per disa muaj te tjere.
Une ende e kam te fresket spektaklin qe Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, e beri ne Davos. Kur i uleriti ne fytyre Kryetarit te Izraelit per krimet qe ky shtet po i kryente ne Gaza. E vertete qe popullariteti i Erdoganit katapultoi ne vendin e tij. Ai u prit ne Turqi prej miliona njerezve me ovacione. Por, sic e dini, gjendja ne Gaze mbeti ajo qe ishte. Dhe ndoshta nuk e dini, por mediat me me ndikim ne bote nuk ka jave qe nuk e permendin pak si me frike eksplodimin e turkut gjaknxehte.
Gjate kohe shqiptaret kane folur edhe per nje paraqitje te diktatorit te Shqiperise te mbajtur ne Moske ne vitet '60. Thuhej se Enver Hoxha me ze te larte dhe me gishtin ngritur e kishte kercenuar liderin suprem sovjetik, Nikita Hrushqov, se kishte devijuar prej stalinizmit. Shqiptaret edhe per 30 vjet tjera jane ushqyer me kete fjalim dhe me pak patate. Ismail Kadare ka shkruar nje roman per paraqitjen e xhaxhit Enver ne Moske, piktoret e zellshem te realizmit socialist e kane vizatuar bastardin nga Gjirokastra ne poze triumfaliste.
Apo ne rastin tjeter, tash Nikita Hrushqov, kur ne kulmin e luftes se ftohte me kepucen e tij te zbathur si i cmendur e godiste foltoren e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Vetem mund ta paramendoni pritjen qe i eshte bere kur eshte kthyer ne Moske. Por, kjo nuk ua ka lehtesuar jeten banoreve te Bashkimit Sovjetik.
Tash me lejoni te them se Ministri Skender Hyseni nuk eshte i krahasueshem me asgje, me asnjerin prej ketyre personaliteteve boterore, qe per mire a per keq i kane lene ferkemat e tyre ne historine e njerezimit.
Aleksandri yne nuk eshte aq i madh sa per te bere gjera te tilla, edhe po ta kete ndermend. Por, duke pasur parasysh perkrahjen qe gjeti fjalimi i tij, une shume frikesohem se ai do ta vazhdoje avazin e tij te vjeter. Te beje punen qe di ta beje me se miri: te mos beje asgje.
Ai do te prese te kalojne gjashte muaj dhe te shkoje ne Keshillin e Sigurimit per konfrontimin e radhes. Edhe pse jam shume skeptik per kete. Meqe populli deshiron te shohe polemika live, ne mes perfaqesuesve tane dhe atyre serbe, tash heren tjeter ne New York do te nisen ose Sejdiu ose Thaci. Pse ta marre kreditin Ministri Hyseni, kur secili banor i ketij vendi nuk e ka te veshtire t'i numeroje krimet e Serbise.
Edhe me tutje une po besoj qe Ministri Hyseni nuk ishte i dobet ne performansen e tij, ama nuk tha asgje per te cilen ne tash do duhej ta amnistonim per mospunen e deritashme.
Edhe pas ketij fjalimi, ne mbesim nje vend i pranuar prej 56 shteteve boterore.