Aleksis Sançez do të largohet nga Udineze
Aleksis Sançez do të largohet nga Udineze dhe këtë e ka konfirmuar agjenti i tij Fernando Feliçeviç, duke thënë se muajt në vijim janë të fundit për kilianin në fanellën e Udinezes. “Në qershor ai do ta ndërrojë skuadrën”, theksoi Feliçeviç, duke shtuar se ai nuk ka marrë ofertë konkrete nga Interi për sulmuesin atraktiv. “Jo vetëm Sër Aleks Ferguson ka folur mirë për të, Leonardo dhe Roberto Mançini po ashtu e kanë bërë këtë, dhe nuk është e nevojshme të them se do të kalojë patjetër në ndonjë prej këtyre ekipeve”, përfundoi agjenti.