E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunësia, debat mes qeverisë dhe sindikatës

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Punës, siç është bërë e zakonshme tashmë, nuk ka kaluar pa debate, të cilat edhe janë politizuar. Shifrat e papunësisë në vend kanë ndezur diskutime mes përfaqësuesve të qeverisë dhe sindikatave, të pranishëm në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Punës. Ministri i Financave, Ridvan Bode u shpreh se papunësia, sipas të dhënave të INSTAT-it, shkon në 13.5%, ndërkohë që sindikatat thonë se ajo është 3-fish më e lartë. “Papunësia në Shqipëri është 22-34%, sipas rajoneve dhe profesioneve”, - pohoi Kol Nikolla, kryetar i Konfederatës së Sindikatave. Ndërsa ministri Bode iu është kundërpërgjigjur duke thënë: “Ju statistika mund të bëni po u futët në zyrat e Edi Ramës dhe opozitës. Unë marr të mirëqenë atë që thotë INSTAT. Thotë INSTAT se ka rënë niveli 0.8 për qind, 0.8 them dhe unë, nuk thashë 1.7”. Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, për këtë vit janë regjistruar rreth 140 mijë të papunë, ndërkohë që vitin e kaluar janë punësuar rreth 12 mijë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›