Alesandro Nesta mund t’i japë lamtumirën futbollit
Milano - Alesandro Nesta është operuar sërish, këtë herë në klinikën milaneze “La Madonnina”. Shkak i operimit të tij ka qenë komplikacioni i shfaqur në vendin e operimit të parë. Ndërhyrja është bërë nga professor Fornari, dhe sipas udhëzimeve të tij futbollisti duhet të qëndrojë për 15 ditë në pushim absolut.
Pas kësaj fatkeqësie, lamtumira e Nestës nga futbolli i luajtur duket e paevitueshme. Nesta nuk luan që nga 11 maji i vitit të kaluar në ndeshjen e humbur kundër Napolit 1-3. Që nga ajo kohë ish-futbollisti i përfaqësueses italiane është ushqyer me iluzionin se do të rikthehej sa më shpejt me skuadrën e Milanit.
Sipas mediave italiane, Milani sheh si mundësi për repartin e mbrojtjes futbollistin e Romës, Mekses. Për transferimin e francezit në Milano kryeqytetasit kërkojnë 20 milion euro. Aktualisht Milani ka siguruar shërbimet e mbrojtësit brazilian, Tiago Silva. Por këtë sezon ai nuk ka të drejtën e aktivizimit me këtë skuadër.
Vitin e ardhshëm mbrojtja e Milanit do të pësojë një revolucion, pasi pritet edhe largimi nga futbolli i kapitenit legjendar Paolo Maldini dhe Xhuzepe Favalit. Klubi italian pret të marrë kartonin e plotë të Senderosit nga skuadra e Arsenalit. Mationi është një emër tjetër që do të përbëjë mbrojtjen e Milanit në sezonin e ardhshëm.
Një tjetër emër që po lakohet ditët e fundit është ai i Daniel Agerit nga skuadra e Liverpulit. Futbollisti nuk është i kënaqur tek ky klub, dhe ka kërkuar largimin. Në këtë pistë Milani duhet të triumfojë në garën me Juventusin dhe Interin.