E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona në vështirësi, revoltohet edhe Jaja Ture

Barcelonë - Borcelonës nuk i ka mjaftuar konflikti me Samuel Etonë, por duhet të përballojë edhe kërcënimet nga Jaja Ture. Eto nuk ka firmosur akoma për rinovimin e kontratës, në të njëjtën situatë ndodhet edhe mesfushori Ture. Në fakt, është menaxheri i këtij të fundit që lëshon disa deklarata kërcënuese në drejtim të klubit katalanas.

“Po shpresojnë të rinovojnë kontratën me Etonë dhe Turenë, dhe janë ende në pritje. Por, nëse lojtarët nuk rinovojnë, me kë do të luajnë? Me Hlebin?!”, ka thënë për drejtuesit e klubit në një intervistë menaxheri i Turesë, Dimitri Seluk.

“Ka dy mënyra për të vepruar, dhe Ture për momentin është i qetë dhe preferon të presë, deklaron menaxheri Seluk. Eto ka bërë një deklaratë, Ture jo, por të dy nuk kanë marrë asnjë propozim konkret nga klubi i Barcelones”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›