Vajza e Kryeministrit i kunderpergjigjet akzuva te Rames

Vajza e kryeministrit, Argita Malltezi i është kundërpërgjigjur akuzave te Partisë Socialiste. Ne një reagim për mediat zonja Malltezi, i cilëson ato si shpifje bajate te zotit Rama.
“Njësoj si i mbyturi qe mendon se shpëton duke u kapur ne një fije bari ti z.Rama beson se mund te fshehësh lejet e dhëna për ndërtimin e pallatit te Lindita Bashes, ne kundërshtim te hapur me ligjin për konfliktin e interesit dhe nenin 62 te ligjit te urbanistikes, duke sulmuar tarifat private te një studioje avokatore, te caktuara ne përputhje te plote me ligjin e avokatisë”- shkruan zonja Maltezi ne reagimin e saj.
Vajza e kryeministrit shprehet se Rama e akuzon te, për t’i shpëtuar transparencës dhe te fshehe burimin e 1 milion eurove te ndërtimit te pallatit te kunatit te vet.
“Te kujtoj qe transparenca është standard ligjor dhe moral te cilin duhet te gjesh kurajën ta zbatosh dhe ti, për te deklaruar para shqiptarëve burimin e 100 milion lekeve kredi pa interes te gruas suaj si dhe arsyen e çmimit qesharak prej 2 dollarësh me te cilin keni blere token e sarajeve me gjatësi 57 m linear qe po ndërtoni ne Dajt”- shkruan Argita Malltezi. Ajo thekson se vite me pare çmimi i tokës edhe ne zona me te thella ka qene 10 here me i larte.