Kombetarja, me Suedine ne Tirane
Bledar KUKA
Perfaqesuesja shqiptare e futbollit do ta nise fushaten eliminatore te Boterorit 2008 pikerisht ne "Qemal Stafa", ndaj Suedise me 6 shtator te ketij viti. Kjo doli nga caktimi i djeshem i ndeshjeve, arritur pas mbledhjes se Kopenhagenit te 6 delegacioneve qe perfaqesojne grupin 1 eleminator. "Jemi te kenaqur me kalendarin e ndeshjeve", - u shpreh dje presidenti i FSHF-se, Armand Duka. "Ne deshem qe ndeshjen e pare ta luanim ne shtepi, - vazhdoi ai, - dhe kete e arritem, plus qe do te kemi ne fushen tone edhe takimin e dyte. Per kete kalendarin tone e quaj pozitiv".
Kuqezinjte do ndeshen me Malten me 10 shtator dhe nese gjerat ecin mbare mund te kene 4 apo 6 pike qe pas 4 diteve te para te eliminatoreve e, ne kete rast, tifozet, lojtaret dhe vete trajneri Ari Han do te nisnin te enderronin Afriken e Jugut. Pra, nje kualifikim te mundshem ne Kampionatin Boteror pas dy vitesh.
Me 11 tetor vjen ndeshja "plej of" per shqiptaret te cilen do ta luajne jashte fushe, ne Hungari. Cilesohet plej of, sepse vete Duka e quajti Hungarine kundershtaren direkte te Shqiperise ne keto eliminatore. "Synimi yne ne kete grup eshte vendi i katert, - sqaroi presidenti, - dhe kundershtare direkte duket Hungaria, po te cilesojme Malten si poshte nivelit tone. Ndersa 3 ekipet e tjere duken me larg".
Edhe trajneri Ari Han mbeti mjaft i kenaqur nga ajo qe u arrit ne Kopenhagen. Synimi i holandezit ishte qe 3 nga 5 ndeshjet e para te luheshin ne Shqiperi. Edhe kjo u arrit dhe mund te thuhet se suksesi i dyshes Duka-Han ne Danimarke ishte i plote. Aq me teper kur shikon se Shqiperia ka arritur te siguroje ndeshjen e pare brenda vetem ne 4 nder 18 grupe eliminatore ne boterore dhe europiane.
Grupi yne eliminator perfshin Portugaline, Suedine, Danimarken, Hungarine, Shqiperise e Malten. Eleminatoret nisin me 6 shtator 2008 dhe perfundojne me 14 tetor 2009. Nese Shqiperise do t'i interesoje, ajo i di qe tani dy datat e ndeshjeve plej of per te synuar boterorin, me 14 e 18 nentor 2009.
Ndeshjet eliminatore
06.09.2008
Hungari-Danimarke
Malte-Portugali
Shqiperi-Suedi
10.09.2008
Portugali-Danimarke
Suedi-Hungari
Shqiperi-Malte
11.10.2008
Danimarke-Malte
Suedi-Portugali
Hungari-Shqiperi
15.10.2008
Malte-Hungari
Portugali-Shqiperi
11.02.2009
Malte-Shqiperi
28.03.2009
Malte-Danimarke
Portugali-Suedi
Shqiperi-Hungari
01.04.2009
Hungari-Malte
Danimarke-Shqiperi
06.06.2009
Suedi-Danimarke
Shqiperi-Portugali
10.06.2009
Suedi-Malte
05.09.2009
Hungari-Suedi
Danimarke-Portugali
09.09.2009
Shqiperi-Danimarke
Malte-Suedi
Hungari-Portugali
10.10.2009
Portugali-Hungari
Danimarke-Suedi
14.10.2009
Portugali-Malte
Suedi-Shqiperi
Danimarke-Hungari
14.11.2009
Plej of
18.11.2009
Plej of