Te bindur per rolin e mire slloven
Ministria e Puneve te Jashtme shprehet e bindur se Sllovenia, e cila ka marre Presidencen e radhes t? Keshillit t? Bashkimit Evropian, do te luaje nje rol te rendesishem ne ecurine e marredhenieve te vendeve te rajonit me vete BE-ne. Permes nje njoftimi per shtyp, Ministria e Puneve t? Jashtme i uron asaj sukses n? permbushjen e ketij mandati t? r?nd?sish?m, pasi "gjate ketyre gjashte muajve, Sllovenia do t? udh?heq? politiken dhe vendimmarrjen e BE-s? n? fusha t? ndryshme t? politikes s? brendshme t? BE-s?, por edhe n? politik?n e jashtme". "Zgjidhja e statusit t? Kosov?s si dhe avancimi i m?tejsh?m i marr?dh?nieve t? rajonit t? Evrop?s Juglindore me Bashkimin Evropian, do t? jete n? qender t? politikes s? jashtme t? BE-s? gjat? Presidenc?s sllovene". MPJ nuk harron te falenderoje edhe Portugaline, e cila mbajti Presidenc?n gjat? 6-mujorit t? dyt? t? vitit 2007. Institucioni qe menaxhon politiken e jashtme shqiptare thekson se gjat? Presidences portugeze u negociua dhe u perfundua gjithashtu marreveshja p?r lehtesimin e regjimit t? vizave me BE-n?, e cila hyri n? fuqi m? dat? 1 janar 2008, dhe do t? vere n? jet? nj? mekanizem m? t? thjeshtezuar, m? tolerant dhe m? p?rfshir?s p?r sa i perket levizjes se shtetasve shqiptare n? hap?sir?n "Shengen". Nderkohe, mesohet se titullari i MPJ-se, Lulzim Basha, eshte nisur ne nje vizite zyrtare ne Mbreterine e Vendeve te Uleta. Gjate kesaj vizite, ministri i Jashtem do te zhvilloje bisedime me homologun e tij, Maxime Verhagen, si dhe me ministrin per Ceshtjet Evropiane, Frans Timmermans. Ne qender te bisedimeve do te jene ceshtje te marredhenieve dypaleshe, perspektiva evropiane e euroatlantike e Shqiperise, zhvillimet ne rajon dhe ceshtja e statusit te Kosoves.