E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDS: Qeveria te levize per gjendjen ne veri

Demokracia Sociale e ish-ministrit te Jashtem, Paskal Milo, i beri thirrje dje shumices qeverisese te marre masat e duhura per nje sere problemesh te rendesishme me te cilat perballen qytetaret. Sekretari Politik i PDS-se, Artur Duckallari, theksoi se qeveria duhet te vere ne levizje te gjithe kapacitetet qe disponon per te perballuar krizen e rende qe, sipas tij, po kalon vendi. "Te angazhoje ne nje numer me te madh ne akset rrugore dhe zonat e bllokuara strukturat e rendit dhe te ushtrise, per te mos lejuar qe situata te precipitoje, per te rritur sigurine ne rruge dhe per te shmangur ngjarje te tjera qe do te mund te merrnin serish jete njerezish. KESH-i te eliminoje kufizimet per zonat e bllokuara nga debora dhe per stacionet e pompimit dhe hidrovoreve ne te gjithe vendin", - u shpreh Duckallari. Sekretari Politik i PDS-se i kerkoi kryeministrit Sali Berisha te marre masat e duhura per te shmangur abuzimet me cmimet per produktet ushqimore, qe sipas tij po pasohen me shtimin e listave te papaguara. Ne menyren si po precipiton situata, PDS-ja paralajmeroi se 2008-ta do te jete viti krizave te medha per Shqiperine. Sipas PDS-se, situata vazhdon te mbetet kritike si ne kufi me radhet e gjate, ashtu edhe ne bllokimet e zonave nga debore, cenimi i sigurise se njerezve dhe nga rritja e cmimeve. Duckallari theksoi se rritja e cmimeve te produkteve ushqimore, naftes dhe gazit eshte abuzive, ndersa qeveria nuk arrin t'i kontrolloje ato. Sipas tij, administrata eshte e papergatitur dhe nuk po kryen detyrimet e saj minimale. I. S

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›