Alexandra Stiglmayer
Autori i Lajmit: redaksia
Komisioni Evropian është kritikuar se po vepron me ngadalësi në vlerësimin e kritereve për të lejuar Shqipërinë që të ketë regjim pa viza me vendet e Shengenit brenda këtij viti. Organizata studimore Nisma Evropiane e Stabilitetit (ESI), thotë në një reagim të saj pasi misionet vlerësuese të Komisionit kanë përfunduar këto ditë vlerësimin e kritereve nga Shqipëria, se kalendari i Komisionit "sugjeron se kur është fjala për çështje urgjente aplikohen standarde të dyfishta për vende të caktuara në Ballkan". Drejtoresha e projektit të vizave Shengen në ESI, Alexandra Stiglmayer thotë se nëse Komisioni do ta përshpejtonte punën e tij, do të mundej që të bënte rekomandimin për Shqipërinë në kohë për tu aprovuar nga Parlamenti Evropian para verës së ardhshme. Ajo u shpreh ndër të tjera për BBC-në se, Komisioni Evropian ka shqyrtuar të gjitha çështjet që janë kushte për të ofruar udhëtim pa viza. Me sa di unë, javën e kaluar përfundoi i ashtuquajturi Bllok 2, që do të thotë çdo gjë që ka të bëjë me kontrollin e kufijve dhe migrimin e paligjshëm, por më parë një mision tjetër shqyrtoi çështjen e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në dhjetor ka pasur një tjetër mision që shqyrtoi sigurinë e dokumenteve, nëse pasaportat biometrike plotësojnë të gjitha kushtet. Pyetjes nëse kjo është mundësia e fundit që autoritetet shqiptare kanë për të plotësuar kushtet për të marrë regjimin pa viza, ajo u shpreh se kjo nuk është mundësia e fundit, sepse, edhe në rastin më të pamundur, nëse Shqipëria nuk ka bërë një punë të mirë, Komisioni do të bënte një mision tjetër vlerësues pak kohë më vonë. Por kjo ka shumë pak mundësi të ndodhë. Komisioni, bazuar në raporte të mara nga qeveria shqiptare, e ka ditur afërsisht se cila ka qenë gjendja, dhe ky mision ka shkuar atje thjesht për të verifikuar në terren, se si është gjendja.
BBC
Ky lajm është publikuar: 02/03/2010