Opozita braktis bojkotin, Dade pjesë e komisioneve
Autori i Lajmit: S.T
Partia Socialiste, edhe pse zyrtarisht është shprehur se nuk do të bëhet pjesë e Kuvendit për sa kohë që nuk hapen kutitë e votimit, duket se e ka thyer këtë qëndrim duke bërë përjashtime për veprimtari të caktuara. Këtë e vërteton më së miri prezenca dje e deputetes Arta Dade në takimin e organizuar midis tre komisioneve parlamentare dhe delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Dade, së bashku me kryetarin e Komisionit të Sigurisë, Leonard Demi, kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, kryetarin e Komisionit të Jashtëm, Fatos Beja, dhe disa deputetë demokratë zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me delegacionin e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Demi, i cili drejtonte takimin, e prezantoi Daden si ish-ministren e Jashtme të vendit dhe si deputete të Partisë Socialiste. Prania e ligjvënëses socialiste në këtë takim duket se është një paralajmërim për vendimin e mëtejshëm të socialistëve për tu bërë pjesë e legjislativit shqiptar.
Ky lajm është publikuar: 02/03/2010