KE: “Shpresojmë që opozita të qëndrojë në Parlament”
Autori i Lajmit: S.T
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlüt Çavusoglu, ka përshëndetur kthimin e opozitës në Kuvend, ndërsa ka uruar që ky të mos jetë thjesht një vendim momental. Duke e konsideruar këtë hap si shenjë të rëndësishme në zgjidhjen e ngërçit politik në vend, ai ka pohuar se “shpresoj që ky hap pozitiv të shënojë fillimin e pjesëmarrjes së vazhdueshme të të gjitha forcave politike në punën e Parlamentit”. Në deklaratën e KE-së theksohet më tej se Çavusoglu është shprehur i kënaqur në lidhje me këtë zhvillim, sepse ai vjen pas vizitës së fundit të delegacionit të Këshillit të Evropës në Shqipëri për të mbështetur në zgjidhjen e situatës politike dhe për të ndihmuar presidentin Topi në rolin e tij të ndërmjetësimit dhe përpjekjeve të tij për të rivendosur dialogun politik. Çavusoglu inkurajoi udhëheqësit e dy partive, Socialiste dhe Demokratike, për të bërë përpjekje të mëtejshme me qëllim nxitjen dhe forcimin e dialogut politik në vend. “"Dialogu parlamentar është i një rëndësie të madhe për funksionimin demokratik të institucioneve të shtetit, dhe jetik për reformat që duhet të adresohen pa vonesë”, - ka theksuar Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE. Ai shprehu besimin se delegacioni shqiptar në AKPE do të plotësohet së shpejti dhe që anëtarët e opozitës do të marrin pjesë aktivisht në punimet e Asamblesë Parlamentare.
Ky lajm është publikuar: 02/03/2010