NATO: “Parlamenti dhe Qeveria, institucione legjitime”
Autori i Lajmit: S.T
Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s i kryesuar nga Sergio de Gregorio, president i nënkomisionit për Marrëdhëniet Transatlantike ka zhvilluar dje takime me krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Gregorio së bashku me delegacionin që e shoqëronte kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Sali Berisha, i cili i ka falënderuar për mbështetjen e dhënë Shqipërisë për tu anëtarësuar në këtë organizëm. Ndërsa Gregorio anëtarësimin e Shqipërisë në NATO e cilësoi si kurorëzim të punës së jashtëzakonshme dhe të reformave të mëdha e të suksesshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare në të gjitha fushat, për realizimin e të gjitha standardeve të nevojshme në këtë drejtim. Burimet zyrtare nga Kryeministria deklarojnë se delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s vlerësoi rolin dhe kontributin e Shqipërisë në misionet e Aleancës, si dhe në misione të tjera, në shërbim të paqes e sigurisë së vendeve, si dhe rolin e rëndësishëm të Shqipërisë tashmë si një aleat i saj. Po të njëjtat burimet shtojnë se duke iu referuar bojkotit të institucioneve demokratike nga ana e opozitës, anëtarët e Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s theksuan se askush në komunitetin euroatlantik nuk ka as më të voglin dyshim për legjitimitetin e këtij Parlamenti dhe të qeverisë shqiptare. Kjo është theksuar dhe në takimin e zhvilluar me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. “Ne jemi dëshmitarë se ky proces u realizua më së miri dhe kjo u theksua nga të gjithë ndërkombëtarët. Nga këto zgjedhje dolën institucionet legjitime, Qeveria dhe Parlamenti dhe jemi të habitur nga disa kundërshtime që vijnë nga opozita. Ne vlerësojmë seriozitetin dhe angazhimin tuaj”, - është shprehur kreu i delegacionit. Ndërsa në takimin me Berishën parlamentarët e vendeve të NATO-s ndanë të njëjtin mendim se politika nuk mund të ndërhyjë në vendimet e gjyqësorit. Gjithashtu, parlamentarët e NATO-s theksuan se debati demokratik zhvillohet në Parlament dhe se bojkoti i institucioneve demokratike është një qëndrim i pakuptimtë. Në takim, anëtarët e Delegacionit te Asamblesë Parlamentare të NATO-s vlerësuan reformat dhe arritjet e qeverise shqiptare edhe në kuadër te procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Në veçanti, rezultatet në luftën kundër krimit e korrupsionit, reformat në fushën fiskale dhe të zhvillimit ekonomik të vendit, në sektorin e mbrojtjes etj. Takimi u mbyll me urimin e parlamentarëve të vendeve të NATO-s për kryeministrin Berisha: Ju presim së shpejti në Bashkimin Evropian!”. Po dje, delegacioni i NATO zhvilloi takim dhe me presidentin Bamir Topi dhe ministrin e Jashtëm dhe zëvendëskryeministrin, Ilir Meta.
Ky lajm është publikuar: 02/03/2010