Intervista, Beja: Reforma në drejtësi jo pengesë për pyetësorin
Autori i Lajmit: Suela Topi
Administrata shtetërore e vendit tonë prej muajsh tashmë është përqendruar në një ndër çështjet më të rëndësishme të procesit të integrimit, përgatitja e përgjigjeve të pyetësorit të dorëzuar nga Komisioni Evropian. Sipas të dhënave zyrtare të Ekzekutivit tashmë janë mbyllur 8 kapituj të këtij pyetësori, por ka dhe mjaft çështje të tjera që kërkojnë përgjigje. Një ndër këto është dhe kapitulli për sistemin e drejtësisë. Janë plot 28 pyetje që kërkojnë përgjigje për këtë çështje në një kohë që Kuvendi i Shqipërisë ende nuk ka mbyllur paketën e projektligjeve për reformën në drejtësi. Por pavarësisht kësaj, ish-kreu i Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Demokratike Fatos Beja, pohon për “Ballkan” se kjo nuk përbën aspak pengesë për pyetësorin. Sipas Bejës, pjesa më e madhe e ligjeve që rregullojnë funksionimin e sistemit të drejtësisë që nga Kushtetuta dhe ligjet e tjera janë bërë 10-15 vitet e fundit, pra janë mjaft të mira dhe për pasojë nuk janë ato shkaku i problemeve në drejtësi. Ligjvënësi demokrat thekson se problemet në organizimin e gjykatave, me çështjen e imunitetit, përmbarimit etj. janë për shkak të keqpërdorimit të ligjit, por jo për shkak të mungesës së kësaj baze të rëndësishme ligjore. Sipas tij, paketa e projektligjeve për reformën në drejtësi ku bën pjesë dhe drafti për krijimin e Gjykatës Administrative janë thjesht masa për mirëfunksionim të mëtejshëm të këtij sistemi. Por thekson Beja, duke qenë se ky pushtet është i pavarur, kërkon dhe akordancën mes dy palëve në politikë në mënyrë që ligjet e miratuara të jenë sa më të qëndrueshme dhe të mos ketë lëkundje sa herë që ka rotacione politike. Gjithsesi, ai fton opozitën të bëhet pjesë e Kuvendit në mënyrë që të përfundojë miratimi i kësaj pakete projektligjesh. Fatos Beja ka qenë në krye të Komisionit të Ligjeve para fillimit të mandatit të dytë të demokratëve, kohë kur u diskutuan dhe u miratuan disa ligje për reformën në sistemin e drejtësisë si ai për organizimin e administratës gjyqësore, por ndërkohë kanë mbetur pa marrë votat në Parlament dhe ligje të tjera si projektligji për Gjykatën Administrative, disa ndryshime në Kodin Penal, ligji për konferencën e gjyqësorit etj, të gjitha këto drafte që duan shumicë të cilësuar.
Zoti Beja, ku ka mbetur reforma në drejtësi për të cilën më shumë se një vit më parë u diskutua dhe u debatua gjatë?
Reforma ka mbetur aty ku e lamë të dy grupet para më shumë se një viti, kur kam qenë kryetar i Komisionit të Ligjeve, kur ne bëmë një punë shumë të madhe, dy grupet mazhoranca dhe opozita për të bërë për Gjykatën Administrative. Sipas specialistëve krijimi i një Gjykate Administrative do të lehtësonte proceset administrative dhe tregtare, çështjet civile, do të rriste saktësinë, rendimentin e punës dhe do të ndikonte pozitivisht në bërjen e drejtësisë. Është bashkëpunuar gjerësisht mbi draftin e Ministrisë së Drejtësisë me grupin e Partisë Socialiste në komision, është bashkëpunuar me Këshillin e Evropës që ka dhënë një kontribut të madh në këtë projektligj. Pra u sheshuan të gjitha diferencat për tu futur më pas në procedurën normale të miratimit. Por Partia Socialiste refuzoi të ecte më tej duke thënë që më mirë ta lëmë pas zgjedhjeve, meqenëse fillonte procesi zgjedhor. Sigurisht, ne u shtrënguan të ecnim në këtë logjikë përtej dëshirës dhe nevojës që kishte realiteti shqiptar.
Duhet të kuptojmë se drejtësia është një pushtet tjetër që meriton gjithë vëmendjen e duhur, sepse ka problemet e veta. Por ligjet që organizojnë sistemin e drejtësisë janë përgjithësisht me shumicë të cilësuar për të garantuar një mbështetje nga të gjithë faktorët që gjatë rotacioneve të pushtetit të cenohen sa më pak, në mënyrë që instrumenti i matjes dhe i vlerësimit të sistemit gjyqësor tu shpëtojë lëkundjeve nga rotacioni i pushtetit. Ky është një parim bazë që rrjedh nga Kushtetuta, është i dobishëm dhe ne duhet të ecim përsëri në këtë drejtim. Që do të thotë që edhe sot çdo përpjekje që duhet të bëhet për të përmirësuar sistemin gjyqësor në Shqipëri duhet të jetë një përpjekje e përbashkët e mazhorancës dhe opozitës por që të realizohet kjo opozita duhet të jetë në Parlament. Ende sot opozita është e lëkundur, ndërsa pohon jemi dhe nuk jemi në Parlament. Unë uroj që opozita të jetë në Parlament dhe të futemi bashkarisht në realizimin e atyre objektivave që vetë sistemi i drejtësisë i përcakton dhe i quan të nevojshme. Sepse nuk janë çështje të një partie, nuk janë çështje të Ekzekutivit, por janë çështje të funksionimit të demokracisë dhe shtetit ligjor dhe të ndarjes së pushtetit.
Çfarë draftesh të tjera ligjore ende të pamiratuara përfshin kjo paketë përveç ligjit për Gjykatën Administrative?
Unë fola për një për ta marrë si shembull, por aty nismat mund të jenë të ndryshme dhe nga mazhoranca, nga një deputet apo një grup deputetësh që mund të ndërmarrin nismën për diçka që gjykohet si e nevojshme. Por që të kalojë duhet mbështetja e dy palëve që do të thotë se çdo draft duhet të bëhet objekt i diskutimit në komisionet parlamentare, por njëkohësisht dhe midis palëve. Kështu që është i detyrueshëm bashkëpunim. Standardet janë këto që ka BE dhe kemi fatin që mund të përfitojmë nga rekomandimet, këshillat sugjerimet e vendeve të BE-së, Komisioni i Venecias apo Këshilli i Evropës për të përmirësuar bazën ligjore të funksionim të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.
Tashmë prej disa javësh administrata shtetërore është përqendruar tek një proces i rëndësishëm siç janë përgjigjet e Pyetësorit të KE-së në kuadër të integrimit të vendit tonë në këto struktura. Sa pengon mosmiratimi i reformës në drejtësi këto përgjigje, e kam fjalën këtu për kapitullin e pyetësorit ku bëhet fjalë për drejtësinë i cili përmban rreth 28 pyetje?
Duhet të kuptojmë se problemet e gjyqësorit shqiptar nuk është se burojnë nga mungesa e ligjit por burojnë nga moszbatimi i ligjit dhe ky është problemi kryesor. Pra nuk është se Shqipëria ka një vakum ligjor, kodet e miratuara në 95 dhe të gjitha ligjet e organizimit të pushtetit gjyqësor në Shqipëri dhe Kushtetuta janë që të gjitha ligje të miratuara në këto 10-15 vitet e fundit, janë të standardeve evropiane, garantojnë një funksionim të ndarë të pushtetit gjyqësor dhe një funksionim të mirë të tij. Përmirësimi kërkohen mbi bazën e asaj që kemi konstatuar gjatë këtyre viteve dhe nuk buron ngaqë ligji nuk është i mirë, por buron nga realiteti shqiptar, i cili gjen shtigje për të deformuar zbatimin e këtyre ligjeve. Pra problemet që ka drejtësia shqiptare janë probleme që kanë qenë pjesë e raporteve të komisioneve ndërkombëtare ose institucioneve ndërkombëtare dhe këto kanë të bëjnë me shkallën e zbatimit të Kushtetutës së vendit dhe kjo do të thotë që zbatimi i ligjit është i pari. Ka probleme me gjyqësorin? Po. Cilat janë masat që duhen marrë që të garantohet zbatimi i ligjit? Kjo është pjesë edhe e pyetësorit, sepse lidhet me sistemin e garantimit të drejtësisë në Shqipëri. Në këtë kuptim, sigurisht që do të ketë pyetje dhe për drejtësinë në Shqipëri dhe në bashkëpunimin e mëtejshëm. Pasi tu jepet përgjigje pyetjeve do të përcaktohen dhe hapa të tjerë, të cilët ne që sot i dimë dhe i duam. Ta zëmë, unë fola për Gjykatën Administrative, por kemi dhe imunitetet. Defekti nuk është pse kanë imunitet gjyqtarët, por defekti është sepse abuzohet me imunitetin që ka gjyqtari për të shkelur ligjin dhe për të bërë para në kurriz të qytetarëve kështu që duhet rregulluar problemi i imuniteteve, domethënë që duhen lehtësuar dhe të jepet një masë minimale e domosdoshme pra të jenë të shtrira qoftë te politika, qoftë te drejtësia. Ose të themi funksionimi i përmbarimit, i administratës së gjyqësorit apo inspektimi i gjyqësorit të cilat shpesh janë politizuar. Janë politizuar dhe përpjekjet e Qeverisë për të forcuar inspektimin në mënyrë që të ndëshkohen të tërë ata gjyqtarë që kanë shkelur ligjin, ndërkohë që kjo do bëhet jo nga Ekzekutivi, por nga strukturat përkatëse siç është KLD-ja që është si të thuash qeveria e drejtësisë. Kështu që duhet të dalë në shesh kush i ka bërë shkeljet, por që të dalë kjo, duhet të merren në analizë gjyqet e bëra për të parë se ku fle lepuri, pra ku ka shkelje të ligjit. Menjëherë opozita ka reaguar negativisht duke e quajtur këtë një përpjekje të Qeverisë për të rritur kontrollin mbi gjyqësorin ndërkohë që nuk është kështu. Ne kemi sot praktikisht dy inspektime, një nga Ministria e Drejtësisë dhe një nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por mund të sjellë përplasje kompetencash mes tyre çka nuk sjell zbatimin si duhet të inspektimit. Prandaj është e nevojshme të detajohen disa pjesë dhe kjo nuk ka lidhje me politikën.
Zoti Beja, Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kalendarin e punimeve të Kuvendit sipas të cilit parashikohet që në seancën e 4 marsit të miratohet ligji për Gjykatën Administrative. Mendoni se do të bëhet kjo gjë duke parë qëndrimin e opozitës?
Për këtë jemi në pritje, megjithëse është e përfshirë në kalendar. Pra ne do ta votojmë nëse opozita është në Kuvend dhe nëse jo, do ta heqim nga axhenda, sepse për të duhet shumicë e cilësuar. Prandaj është e nevojshme prania e opozitës si për këtë ligj, por dhe për çështje të tjera të kësaj reforme. Por përfundimi tërësor i saj nuk pengon përgjigjet për pyetësorin.
Bisedoi:Suela Topi
Ky lajm është publikuar: 02/03/2010