E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Rikonstruksioni i sheshit Skënderbej, Qeveria ka bllokuar punën

Autori i Lajmit: redaksia

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i ka bërë edhe një herë apel Qeverisë shqiptare për shpronësimet në mënyrë që të mundësohet fillimi i punimeve për Unazën e Vogël dhe sheshin "Skënderbej". Sipas tij, mungesa e zbatimit të këtij procesi nga ana e ekzekutivit ka bllokuar tërësisht punën e Bashkisë. Bashkia e Tiranës bëri me dije se projekti për ndërtimin e sheshit “Skënderbej” është një nga projektet më të mëdha që ky institucion ka aktualisht në proces. Ai përfshin ndërtimin e një hapësire për një shesh për këmbësorët dhe biçikletat, pa automjete. Rama më tej bëri një inspektim në rrugët “Abdi Toptani”, “Bardhok Biba” dhe “Urani Pano” duke ndjekur nga afër punimet që po bëhen për riparimin e këtyre akseve të kryeqytetit. Rama tha se këto rrugë, por edhe pjesa pas Pallatit të Kulturës po rikonstruktohen nga Bashkia me qëllim përballimin e fluksit në rritje të trafikut në kryeqytet.
Ky lajm është publikuar: 02/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›