E Diel, 1 Nëntor 2026

Soares: Opozita, në Kuvend. Komision hetimor për zgjedhjet

Opozita duhet të futet në Kuvend. Kështu është shprehur Joao Soares, shefi i Asamblesë Parlamentare te OSBE-së, duke shtuar se mund të ngrihet një komision hetimor sipas ligjeve në fuqi. Soares është takuar në Vjenë me kryetaren e Parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli dhe kreun e selisë rozë Edi Rama.

• Berisha: Opozita në Parlament pa shkelur vendimin e gjykatave
• Rama: Soares kërkon hetim të pakufizuar të zgjedhjeve

“Në interes të stabilitetit, dhe për të ecur përpara me dialogun, unë u bëj thirrje të gjithë kandidatëve të zgjedhur të pranojnë menjëherë mandatet e tyre në Parlament. Unë përshëndes gatishmëri nga të dy palët për të marrë pjesë në një komision parlamentar që do të ndërmarrin një hetim të plotë dhe tërësor të zgjedhjeve, me respektin e duhur për Kushtetutën dhe vendimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese”, deklaron Soares.

Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e premte , 19 shkurt 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›