E Diel, 1 Nëntor 2026

"Alfabete në bibliotekë"

Mbarë historia e alfabetit të gjuhës shqipe: prej "Formulës së Pagëzimit" nga Laurenziana dhe "Perikopesë Ungjillore" nga Ambrosiana, deri në Kongresin e Manastirit të 1908-ës, janë prezantuar dje në ekspozitën e rrallë, e cila është hapur në mbrëmje në ambientet e Bibliotekës Kombëtare. E titulluar "Alfabete në bibliotekë", ekspozita çel në Bibliotekë veprimtaritë me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Po me këtë rast është botuar edhe albumi me imazhe nga veprat e çmuara që ruhen në arkivin e Bibliotekës Kombëtare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›