Kasano: Mund të isha bërë kriminel
Antonio Kasano pranon se nëse nuk do të ishte bërë futbollist profesionist, mund të ishte shndërruar në kriminel. Pohimi i sulmuesit të Sampdorias është bërë në biografinë "Dico Tutto" ("Ju tregoj gjithçka"), ku në disa pasazhe shkruhet: "Nëse ndeshja e Barit me Interin nuk do ishte luajtur, atëherë do isha bërë hajdut ose grabitës, pra një kriminel. Shumë njerëz që njoh janë rekrutuar nga bandat kriminale. Ajo ndeshje dhe talenti natyral më larguan nga një jetë e ndyrë".