E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amauri zgjedh fanellën "axurre"

Amauri, sulmuesi i Juventusit, ka zgjedhur të luajë për Italinë. Lojtari i lindur në Brazil pret të pajiset me pasaportën italiane, e më pas do të vihet në dispozicion të trajnerit Marçelo Lipi. Vendimi për t‘u përfaqësuar me fanellën "axurre" erdhi pas injorimeve të vazhdueshme nga trajneri i "seleçaos", Karlos Dunga, i cili vazhdon të mos e konsiderojë si lojtar të nevojshëm për Brazilin. Me formën e treguar te bardhezinjtë, Amauri mund të jetë pjesë e Italisë në Botërorin 2010.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›