Mançester Junajted, në sulm për Ksavin
Bëhet fjalë për Ksavin, regjistin e Barcelonës, i cili, sipas "Daily Star", është në objektivat e Mançester Junajted, i gatshëm të paguajë 20 milionë sterlina (24,3 milionë euro) dhe që e konsideron alternativë ideale për Paul Skolls, por edhe për Ouen Hargrivs, i cili pikërisht të martën ka zbuluar se duhet të operohet për të dytën herë në gju. Një ndërhyrje kirurgjikale që e lë Hargrivs jashtë skuadrës për gjithë pjesën e mbetur të sezonit dhe ngre pikëpyetje mbi karrierën e këtij futbollisti.