Kriza nuk shqetëson aspak Bundesligën
Bundesliga duket se është aktiviteti më me fat për sa i përket krizës ekonomike, edhe pse shumë stadiume dhe skuadra kanë për sponsor banka të mëdha të zhytura në kaosin e tregut. Sipas një hetimi të qendrës së studimeve, "Sport+Markt" të Këlnit, institutet financiare sponsorizojnë ligën e parë gjermane në një shifër rreth 14%. Në 2007-ën kanë sponsorizuar 50 nga 370 milionë eurot në total. "Është e vërtetë që bankat sponsorizojnë shumë klube sportive, por sektori futbollistik dhe ai financiar nuk kanë një raport varësie, si mes futbollit dhe televizionit me pagesë", shpjegon zëdhënësi i "Sport+Markt".