"Kallashnikov", një luftë për pushtet
Një intelektual, një injorant, një gangster e një servil... Të katërt gjenden të mbyllur në një kontenier anijeje. Duan të ndryshojnë diçka. Duan të dalin, të marrin ajër, të shohin përtej derës së mbyllur që vazhdon të qëndrojë ashtu, pavarësisht përpjekjeve për ta hapur. Më parë, duhet të arrijnë çelësin e të heqin dorë nga kallashnikovi, objekti që u fal pushtetin... Pushteti në atë kontenier të mbyllur, në anijen që gjendet në mes të detit, kalon sa te njëri te tjetri. Sepse kallashi është forcë e dhunshme dhe forca e dhunshme pjesë e pushtetit të sigurt. Por ai, nuk e hap derën, vetëm çelësi mund ta bëjë këtë, vetëm ai mund të japë lirinë dhe t‘i drejtojë ata drejt botës...
"Kallashnikov" quhet shfaqja e cila do të vijë premierë sot në mbrëmje në sallën "Black Box" të Akademisë së Arteve. Nën regjinë e Jetjona Sinanit, vepra e shkruar prej autorit hungarez, George Gabori, vjen si një thirrje për Shqipërinë e ditëve tona. Nën interpretimin e aktorëve Devis Muka, Florian Agalliu, Klodian Hoxha e Besmir Bitraku, komedia do të sjellë si para një pasqyre atë pjesë të realitetit shqiptar, të cilin vazhdojmë ta vuajmë edhe sot. Katër personazhe janë të izoluar brenda një anijeje, siç janë njësoj të izoluar edhe shqiptarët, pa rrugëdalje, të izoluar brenda territorit të tyre, në një vend ku pushteti i dhunës vazhdon ende të marrë frymë, ku shpresa për një të ardhme ndryshe myket brenda vetes, sepse pushteti është në dorë të të njëjtëve... Edhe pse të izoluar, ata janë në një luftë të përhershme mes tyre për pushtetin. Ata të gjithë e duan atë, grinden për të... deri sa kallash/pushteti u bie nga duart... Sytë drejtohen nga çelësi, provojnë ta marrin, tentojnë të hapin derën. Asgjë nuk ndodh, ajo nuk hapet. Regjisorja Jetjona Sinani ka gjetur këtë zgjidhje jo më kot. "Ne ende nuk jemi gati të bëjmë më të mirën, edhe nëse na bie ky çelës në dorë. Ne jemi këta që jemi dhe kemi nevojë ende për më shumë kohë, ende na drejton pushteti i kallashit, ende nuk ka ardhur momenti që ajo derë të hapet", thotë ajo. Kjo është një zgjidhje, siç është edhe anija, siç është edhe deti, siç janë edhe mallrat. Anija, sepse shqiptarët janë mësuar të largohen nga vendi kështu. Det, ujë sepse jeta rrjedh, gjithçka ndryshon, mallra, sepse në fund fare janë ato që e prekin tokën tjetër, kulturën tjetër me më pak vështirësi se njerëzit, në këtë rast shqiptarët. "Është një komedi e cila vjen mjaft aktuale. Përkon më së miri me shoqërinë shqiptare", vazhdon regjisorja. Për të vënë në skenë këtë komedi, ajo është ndihmuar prej profesorit Donard Hasani. "Mua më tërhoqi shumë kjo vepër. Sa e lexova, m‘u duk aktuale për realitetin tonë dhe mendova se kjo ishte vepra e duhur për mua", thotë ajo. "Kallashnikov", për rreth tre muaj, ka përfshirë në përgatitje stafin realizues. E megjithatë, të gjithë artistët e rinj janë të lumtur që ia kanë dalë mbanë ta ngjisin në skenë para publikut këtë shfaqje. Të gjithë janë përgatitur të sjellin para syve të tyre Shqipërinë e ditëve tona, atë për të cilën të gjithë jemi në dijeni, por që të gjithë e anashkalojmë. George Gabori, (György Gábori), autori i "Kallashnikov", është një shkrimtar hungarez me origjinë hebraike. Ai është i njohur me librin "When evils were most free", i cili, në të vërtetë, është më shumë një biografi. Ai ka kaluar një rini të vështirë. Ka vuajtur pasojat e kampeve të përqendrimit, gjatë periudhës së nazizmit dhe komunizmit në Hungari.