E Hënë, 2 Nëntor 2026

Alfred Dade,më vret indiferentizmi njerëzor

23/05/2005  Prej shumë vitesh, artisti shqiptar Alfred Dade jeton dhe punon në Gjermani. Edhe pse studimet e tij të larta për pikturë i ka kryer në Itali dhe Gjermani, shkolla që kanë influencuar ndjeshëm në krijimtarinë e tij, problemet e trajtuara në pikturën e tij, janë të lidhura ngushtë me vendin dhe popullin e tij. Indiferntizmi njerëzor, dhimbja dha vuajtjet e kosovarve në luftën e Kosovës, por edhe eksodi apo emigracioni klandestin shfaqen qartë në tablotë e tij dhe në të gjithë ekspozitën e tij, të hapur pak ditë më parë në Galerinë Kombëtare, një ekspozitë e titulluar “Ja njerëzit”. Në një intervistë dhënë për “Metropol”, Dade ka theksuar, midis të tjerash, se shpesh herë besojmë se vetëm ne kalojmë momente tragjike apo të vështira, “një fakt që shpesh herë provokon një lloj pesimizmi dhe një mbyllje në mikrobotën tonë, me një mendim fiks: ‘Jemi të mallkuar nga Zoti’. Por nuk është aspak e vërtetë dhe këtë e tregon vetë fakti se, në të gjithë botën, ka shumë drama dhe tragjedi, madje edhe më të rënda se ato shqiptare”.

Një ekspozitë dhe një seri tablosh, ku mund të ndjesh shumë dhimbje dhe trishtim… njerëzor

Një ndër tablotë e mia mban titullin “Eksod”, një fenomen jo vetëm shqiptar. Por edhe elementë të tjerë që përdor janë në funksion të këtij fakti që shumë popuj kalojnë momente të vështira e tragjike, por që ne ndonjëherë e anashkalojmë dhe e shohim të fokusuar vetëm te vetja jonë. Eshtë një fakt që shpeshherë provokon një lloj pesimizmi dhe një mbyllje në mikrobotën tonë, me një mendim fiks: “Jemi të mallkuar nga Zoti”. Por nuk është aspak e vërtetë dhe këtë e tregon vetë fakti se në të gjithë botën ka shumë drama dhe tragjedi, shpeshherë edhe më të rënda se ato shqiptare. Por natyrisht, duke patur parasysh atë ç’ka ndodhi në Shqipëri, por edhe në Kosovë pas vitive '90, nuk mund të mos hidhja në telajo këto momente të rënda njerëzore, me realizëm, por natyrisht, jo me forma pesmizmi total. Natyrisht, e gjitha kjo është e lidhur edhe me elementët kolorstikë të përdorur, të cilët nuk mund të jenë të shkëputur nga koncepti qendror.

Përse keni shmangur tiparet e qarta të fytyrave njerëzore?

Kjo për vetë faktin se unë pikturoj këtë masë njerëzish, të cilët në shumë aspekte, po humbasin dita-ditës individualitetet e tyre. Në pamje të parë duket sikur nuk ka lidhje direkte, por celularët janë një gjetje teknologjike, që na pengon t’i flasim në sy njëri-tjetërit. Edhe dhjetë hapa larg të jemi, përsëri telefonohemi dhë në fund, në vend të shprehejes së dikurshme “mirupafshim” apo “mirutakofashim”, dëgjohet gjithmonë e më shumë “do flasim përsëri” ose “do dëgjohemi”. Personalisht e konsideroj si një fenomen tepër negativ të kohëve moderne. Pra e parë në këtë prizëm, lind natyrshëm ideja e njerëzve pa tipare, apo me tipre të përbashkëta.

Në pikturën tuaj dallohen gjithashtu edhe elementë të ekzistencialzimit apo edhe tek-tuk, ndonjë element surealist…

Eshtë e vërtetë që tentoj disa herë elementë të pikturës abstrake surealiste, por të bazuar fort në vijën tradicionale të pikturës. Piktori hedh në telajo atë ç’ka ndjen apo e prek më shumë. Në jetën e përditëshme sheh me qindra njerëz pa mundur të përqendrohesh te ata. Eshtë një mënyrë abstrakte në mënyrën e të sjellurit apo të menduarit. Pikërisht këtë koncept përpiqem ta pasqyorj me elementë surealistë, por edhe në rastin e qenies me ata ekzistencilaistë.

Lufta në Kosovë dhe makabriteti i saj janë një tjetër temë që keni trajtuar në këtë ekspozitë. A keni patur kontakt të drejtpërdrejtë me ngjarjet?

Në muaj e parë të luftës së Kosovës, rastisi të ndodhesha në Shqipëri. Kam para me sytë e mi refugjatët, të cilët erdhën në mënyrë masive këtu. Por edhe pamjet nga medjat elektronike lanë gjurmë në mendjen dhe shpirtin tim. Ishte e pamundur që këto imazhe, ashtu sikundër i perceptoja artistikisht të mos i hidhja në telajo. Ishte një domosdoshmëri për mua.

E ndërsa njeriu pa “individulitet” apo edhe i trishtuar zë një vend të rëndësishëm në tablotë tuja, shquhet një tablo “Hernjotë”, e cila prezanton zjarrëfiksit e Nju Jorkut, në ditën tragjike të 11 Shtatorit…

Eshtë një tablo që tregon anën optimiste dhe njerëzore të qenies. Njerëz që pavarësiht se e dinin se rrezikonin jetën e tyre, nuk u ndalën për asnjë çast, në përpjekje për të shpëtuar ata që ndodheshin në rrezik. Ndoshta nuk ka të njëjtën peshë, brenda të gjithë ekspozitës është një zgjedhje e qëllimëshme, pasëi në thelb unë besoj dhe do të vazhdoj të besoj në vlerat e njeriut.

Përse keni përdorur po këtë ndjenjë trishtimi edhe në peizazhin tuaj?

Në përgjithësi jam përpjekur që në peizash të pasqyroj anën time romantike që dua ta shijoj natyrën dhe nuk besoj se ka trishtim brenda. Ndoshta, ju merrni shkas nga tabloja që prezanton një motoskaf në brigjet e Vlorës. E ka edhe kjo shpjegimin e vet. Gjithçka është lënë në një kolor të errët, sepse pasqron atë që e tregon edhe vetë titulli i tablosë “Motorskafi”. Eshtë një peizash që pasqyron pikërisht atë anë të errët të ikjes drejt Italisë me motorskafë, ku edhe kanë humbur jetën me qindra njerëz. Natyrisht që një koncept i tillë nuk mund të trajtohej ndryshe. Ngjarja është e vendosur natën, pikërisht për vetë të vërtetën e ngjarjeve, por edhe për vetë simbolikën e natës.

Ngjyrat tyaja pavarësisht se në përgjithësi janë të hapura, përsëri të krjojnë një ndjenjë ftohtësie. Përse një gjetje e tillë?

Ajo që thamë pak më lart në lidhje me celularët apo edhe me faktin e indiferentizmit të njeriut ndaj njeriut janë pikërisht arsyet që më kanë bërë të përdor ngjyra të ftohta, të cilat korrespondojnë me vetë ftohtësinë njerëzore.

Besoni se teknikisht apo edhe artistikisht e keni gjetur veten?

Një artist kërkon gjithmonë. Asnjëherë nuk rresht së kërkuari edhe pse mund të ketë një fazë që thuhet se është i suksesshëm, pasi vetëm kështu mund të shkohet drejt më të mirës. Ndoshta, mund të them që në vija të përgjithëshme unë jam ky që paraqitem dhe në këtë ekspozitë, por e di se kam shumë rrugë përpara.

Ksuh është tematika që dëshironi të trajtoni bë të ardhmen e afërt?

Do të vazhdoj të jem i përqendruar te figura njerëzore, pikërisht te problemtikat e ftohtësisë njerëzore, te fakti që njerëzit i kthejnë krahët njëri-tjetrit. Ende nuk besoj se e kam ezauruar tërësisht këtë temë në krijimtarinë time. Në Shqipëri apo edhe Gjermani ku unë jetoj prej vitesh, ka ende fenomene të jetës së përditëshme, të cilat më ngacmojnë dhe më bëjnë të besoj se kam shumë për të bërë në këtë aspekt.

Mendoni se keni ruajtur sa duhet indentitetin tuaj kombëtar, në kohën e një globalizami të “shfrenuar”?

Në rast se nuk do të tregoj faktin se nuk jam artist shqiptar, nuk do të di dhe nuk do të mund të mbrohem. Fakti që kthehem në vendin tim dhe që një pjesë e mirë e tablove i referohen ngjarjeve që kanë ndodhur dhe ndodhin këtu është një tregues për këtë.

Besoni se do të ktheheni ndonjë ditë në Shqipëri?

Të jetoj në Shqipëri më pëlqen shumë. Ndoshta është ende herët për t’i dhënë një përgjigje kësaj pyetje, por ajo që mund të them për momentin është se dëshiroj të krijoj edhe këtë edhe në Gjermani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›