Girni Simoni e fajlorthi i tij, shembulli i rinisë ndryshe
23/05/2005 Shpeshherë jemi dëshmitarë të refernit të njohur "ah këta të rinjtë e sotëm", që të lë të nënkuptosh se janë të dhënë pas qejfeve, argëtimeve, duke lënë pas dore gjithçka që ka të bëjë me edukimin, arsimimin apo edhe formimin e tyre kulturoro-profesional. Eshtë për të ardhur keq, por në mjaft raste konstatimi klishe, i thënë pak më lart, është një realitet i hidhur, ku shumë prej tyre nuk njohin as datën e çlirmit të vendit, që përbën edhe një festë kombëtare. Por, si për të thyer këtë klishe dhe për të shpresuar se edhe në këtë drejtim gjerat kanë ndryshuar dhe vazhdojnë të ndryshojnë, vetëm pak ditë më parë, më ra në dorë një libër, një fjalorth i muzikës moderne, i përgatitur dhe i përkthyer nga një djalosh vetëm 16-vjeçar. Eshtë pak e habitëshme, por e vërtetë. Ky fjalor qarrkullon prej disa ditësh në të gjitha libraritë dhe mban siglën botuese të "Ombra GVG". Dikush mund të thotë se e lehtë është të përkthesh diçka, apo edhe të kërkosh në internet e të përgatitësh diçka. Sigurisht që po. Por është shumë e vështirë në këtë fazë tranzicioni të gjesh të rinj si Girni, vetëm 16-vjeçarë që të kene kërkesa të tilla ndaj vetes dhe pa asnjë qëllim në vetvete, të bëhen pika referimi për shumë bashkëmoshatarët e tyre dhe jo vetëm. E them këtë pasi edhe tema e zgjdhur prej tij është shumë interesante e në të njëjtën kohë kërkon një formim të thellë, pasi termat muzikorë, në thelb, shpesh herë, thuren edhe terma filozofikë apo prirje dhe rryma të ndryshme, në shoqëri të ndryshme, në periudha të ndryshme. Dëgjojmë shpesh termat "alternative metal", "hard-rock", "havy-metal" e dhejtra e dhjetra të tjerë, por të paktë janë ata që i kuptojnë, i dallojnë apo i diferencojnë nga njëri-tjetëri. Duke shprehur kështu shkallën e njohjes dhe mbi të gjitha dëshirën për të njohur, 16 vjeçari Girni është në të njëjtën kohë, shembulli më i mirë i një rinie ndryshe, që paralel me argëtimet e moshës, ka edhe interesa, dëshira, por pse jo edhe ambicie për të ardhmen e tij. Të përgatitësh një fjalor të tillë muzikor do të thotë të njohësh sadopk, legjendat e muzikës moderne botërore dhe për më tepër t'ua servirësh këtë jo vetëm, bashkëmoshatrëve të tu, por edhe disa të rriturëve të "paditur". Të gëzon fakti se një "zhytje" e tillë në botën e muzikës moderne tregon jo vetëm aspirata, por prirje dhe shkallë të lartë të dëshirës për të njohur dhe kuptuar. Por për fat të keq, disa të tjerë nuk mund të kuptojnë dhe bëjnë atë që duhet bërë, që të rinjtë tanë të mos ngrysin netët vetëm në pabe, bilardo, e lodra elektronike, por të kenë më shumë hapësira e dritare drejt botës përtej Shqipërsië, që Girni apo ndonjë tjetër bashkëmoshatar të mos jenë përjashtime, por përgjithësime.