Alfred Moisiu solidarizohet me grevën
Ish presidenti i Republikës, Alfred Moisiu shprehu mbështetjen e tij për grevën e urisë. Në orët e mbrëmjes, ndërsa mbështetësit e partive që kundërshtojnë Kodin Zgjedhor vazhdonin protestën e rradhës, mbërriti ish presidenti Moisiu, i cili madje ka kërkuar takim me 10 deputetët grevistë. Moisiu, e ka mbështetur LSI edhe në rastin e reagimit për ndryshimin e kushtetutës disa muaj më parë. Ai firmosi kërkesën e 20 firmëtarëve për zhvillimin e një referendumi për ndryshimet kushtetuese. Ndërkohë që bashkë me të firmëtar ishte edhe Dritëro Agolli, i cili tre ditë më parë i ka telefonuar kryetarit të LSI-së, Ilir Meta duke shprehur mbështetjen pro aktit të tij.