Kuvendi zhvillon punimet në prani të grevistëve
Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi dje seancën e radhës, edhe pse në sallën e tij ndodheshin dhjetë deputetë të cilët prej katër ditësh kanë hyrë në grevë urie, ndërsa nga jashtë mbështeteshin nga protestuesit. Edhe pse nga deklarimet e palëve pasditen e dy ditëve më parë u parashikuan incidente mes Gardës së Republikës dhe protestuesve, nuk u shënua asgjë e tillë. Pavarësisht angazhimit të palëve për të mos sjellë asnjë problem, Kuvendi ishte i rrethuar dje nga më shumë protestues, ndërsa e gjithë ndërtesa ruhej nga forca të shumta të policisë, gardës. Protestuesit qëndruan aty deri në mbarim të seancës dhe më pas u shpërndanë, ndërsa pavarësisht se nisi me dy orë vonesë, seanca u zhvillua normalisht. Seanca e djeshme ishte ndër më të rrallat, ku për herë të parë PS-ja nuk pretendoi se po i mohohej fjala se kryetarja e Kuvendit po shkelte rregulloren. Asnjë prej palëve nuk përmendi kërkesën që grevistët të lirojnë sallën e Kuvendit siç u deklarua dy ditë më parë.
Deputetë si Ngjela apo Bakalli, ishin ndër të parët që mbërritën në sallën e Kuvendit, duke u ndjekur nga kolegët e tjerë dhe sipas deklarimeve të tyre, janë takuar me kolegët e tyre brenda në sallë. Këta të fundit, kishin lënë pas veshjet sportive, siç i kemi parë në foto apo filmimet e rralla që vijnë nga salla e Parlamentit, duke u paraqitur të gatshëm për seancë plenare. Ata ishin ulur të gjithë së bashku afër foltores dhe në tryezat ku ulet kabineti qeveritar kishin vendosur një banderolë ku shkruhej “Vota është e shenjtë”. Deputeti i PS-së, Luan Memushi, kërkoi ndërprerjen e seancës dhe nisjen e negociatave me grevistët. Ndërsa deputeti Dritan Prifti akuzoi erdhe një herë dy forcat e mëdha politike në vend për marrëveshje mes tyre, ndërsa deklaroi se nuk ka asgjë të keqe që edhe partitë e tjera të përfaqësoheshin në komisionet zgjedhore.
Në vijim, Erion Braçe, numri dy i grupit kuvendor socialist, ishte i vetmi deputet i PS-së që pranoi të bënte komente mbi grevën, mohoi marrëveshjet mes dy partive, ndërsa një pjesë të këtij fjalimi ua adresoi lidhjeve, sipas tij, të familjarëve të Kryeministrit Berisha me afera korruptive. Ndërhyrja e ministrit të Transporteve, Olldashi, derivoi debatin në akuzat që artikuloi Braçe dhe pas tij u përgjigj edhe ministri i Kulturës, Ylli Pango. Në këtë pikë, Frrok Gjini, një ndër deputetët grevistë, kërkoi që seanca të vijonte normalisht. Pas kësaj kërkese kryetarja e Kuvendit nisi menjëherë me rendin e ditës, duke miratuar disa projektligje në konsensus mes dy partive politike. Në përfundim të seancës, disa prej deputetëve demokratë u përshëndetën me kolegët grevistë, ndërsa deputetët socialistë zgjodhën të dilnin nga daljet te fundi i sallës për të mos u ndeshur me 10 kolegët e tyre që rrinin në fillim të saj.
Lesi, “dush të ftohtë” PS-së
Nikollë Lesi, kreu i LDK-së, shprehu dje votën kundër Kodit të ri Zgjedhor dhe pro grevës së urisë së 10 deputetëve. Në një fjalim mbajtur në foltoren e Kuvendit, Lesi u bëri një “dush të ftohtë” deputetëve socialistë. Ai deklaroi se PS-ja nuk mund të jetë një opozitë, ndërsa kërkoi reagimin e tyre edhe pse mund të jenë në presionin e garës së ardhshme elektorale. Përpos të tjerave, ai kërkoi reagimin e drejtuesve apo figurave më të larta të partisë si Ruçi, Blushi apo edhe vetë Valentina Leskaj. “Pastaj për opozitën kryesore nuk e di ku është Gramoz Ruçi i famshmi, shtylla kurrizore e PS-së. Shpresoj të vijë në sallë, nëse është në kafe. Ku është Ben Blushi, një nga personalitetet e PS-së? Ku është kryetarja Leskaj? Çfarë opozite jeni ju kur në opozitë jeni të përçarë, kur në opozitë njerëzit bashkohen? Ju nuk e meritoni të vini në pushtet edhe 4 vjet me këtë përçarje që keni në opozitë. Çfarë shprese do të kem unë si qytetar se ju, nëse vini në pushtet, do administroni votën e shqiptarëve, çfarë do drejtoni ju?” - tha Lesi, duke u kujtuar mbledhjet e njohura të KPD-së socialiste ndër vite. “Ju kam parë në gusht 2001, dhjetor 2001, në KPD-në e famshme. U kacafytët, u shkallmuat, e shkatërruat qeverisjen dhe vendin. Ju them hapur se nuk e meritoni të vini në pushtet”, - nënvizoi kreu i LDK-së. Madje, ai dha një paralajmërim për deputetët e PS-së duke u shprehur se “këtu do mblidhemi dhe të gjithë si zogj do ngrini dorën me formulën e Berishës. Berisha nuk e çon vendin në destabilitet, nuk e prish me ndërkombëtarët dhe do jetë ai që do thotë: Ka të drejtë Ilir meta, të gjejmë formulë të re”.
PAD mbështet grevën
Partia Aleanca Demokratike shprehu dje mbështetjen për grevën e urisë së dhjetë deputetëve të tri partive politike parlamentare. Në një prononcim për mediat, numri dy i kësaj partie, Arben Demeti, deklaroi se PAD-ja e mbështet plotësisht grevën dhe protestat pro saj. “Ne e mbështesim plotësisht grevën e urisë dhe kërkesat e tyre, si dhe protestat popullore. Madje i bëjmë thirrje publike anëtarësisë së partisë sonë që të marrë pjesë në protestat popullore që po organizojnë mbështetësit e këtyre partive”, - u shpreh ai. Ndërkohë që dje në seancë kanë munguar edhe tre deputetë të PBDNJ-së. Vangjel Dule, Leonard Solis e Spiro Peçi nuk ishin të pranishëm dje në seancë.
Deputetët ndërrojnë hyrjet e daljet
Deputetët e Kuvendit janë detyruar të hyjnë dje për në Kuvend përmes një hyrje anësore të oborrit të Parlamentit. Kjo është mënyra që është gjetur që ata të mos kalonin nga hyrja kryesore e Kuvendit ku qëndronin protestuesit. Ky fakt është ironizuar më fishkëllima e thirrje nga protestuesit. Ata që guxuan të kalonin para tyre, iu vunë edhe disa nofka. Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ishte ndër të paktët që zgjodhi te kalonte para tyre, e që këtu nisën thirrjet “frikacak, frikacak”. Në përfundim të seancës, duke parashikuar se deputetët do të dilnin nga ë njëjta rrugë, disa protestues iu afruan asaj duke vendosur pankarta si “Nesër është radha juaj”.
Greva, protesta në Vjenë
Mbështetës të LSI-së, studentë e emigrantë shqiptarë me banim në Vjenë të Austrisë, u mblodhën dhe protestuan në mbështetje të deputetëve grevistë përpara selisë qendrore të OSBE-së. Protestuesit u shprehën se janë në unison të plotë me atë që kërkojnë deputetët në grevë urie, të cilët kanë ndërmarrë sakrificën sublime për t’i thënë jo vjedhjes dhe manipulimit të votës së lirë nëpërmjet një kodi zgjedhor që po monopolizon gjithë procesin zgjedhor nga Partia Demokratike dhe ajo Socialiste. Studentët dhe pjesëmarrësit në takim mbanin në duar pankarta ku kërkonin angazhimin e OSBE-së në garantimin e standardit të gjithëpërfshirjes dhe transparencës në procesin e përgatitjes së Kodit Zgjedhor, standard që është injoruar plotësisht nga dy partitë, PD e PS, slogane të tjera kundër korrupsionit politik, si dhe një kërkesë drejtuar OSBE-së që të shpëtojë zgjedhjet në Shqipëri nga manipulimi. Pjesëmarrësit në këtë tubim nënshkruan një peticion, të cilin ia paraqitën Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së në Vjenë. Duke shprehur vullnetin e studentëve të tjerë për zgjedhje demokratike në Shqipëri, pjesëmarrësit në tubim shprehën solidaritetin dhe mbështetjen për zgjedhje të lira dhe jo të manipuluara në Shqipëri, të rrezikuara plotësisht nga dyshja Berisha-Rama. Manifestime të ngjashme po përgatiten në Romë, Bruksel etj.