E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm demtimesh tek Milan-i

Pavarësisht rikthimit të Zlatan Ibrahimovic-it nga pezullimi, Milan-i rrezikon të jetë i përgjysmuar në ndeshjen e javës së ardhshme në “San Siro”, përballë Udinese-s.

Reparti më i goditur është ai i mesfushës, me Pirlo-n, Boateng-un e Flamini-në që janë të gjithë të padisponueshëm. Gatusso, i dëmtuar në ndeshjen e fundit me Cagliari-n mund të mungojë edhe ai, ndërsa Ambrosini është i s’kualifikuar.

Seedorf është i vetmi nga titullarët në gjendje të luajë dhe ai mund të formojë treshen e mesfushës me dy të rinj si Strasser e Merkel, ndërsa Allegri mund të detyrohet të modifikojë formacionin në një 4-3-3, nga 4-4-2 i zakonshëm.

Në mbrojtje është në dyshim Alessandro Nesta, i dëmtuar në transfertën e “San Elia”-s. Dyshja qëndrore pritet të formohet nga Bonera-Tiago Silva. Nga krahët do të konfirmohen Abate e Antonini.

Përsa i përket sulmit, besohet se do të bëhet fjalë për një treshe të përbërë nga Ibrahimovic, Pato e Robinho. Gjendja jo e mirë fizike e Cassano-s do të detyrojë barezin që të nisë edhe një herë tjetër nga stoli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›