Algjeri, zbulohen armë nga Libia
Armë të rënda të ardhura nga Libia, pjesa më e madhe granatahedhëse, janë zbuluar në Algjeri, në një lokalitet 60 km larg In Amenasit, kufiri mes dy vendeve. Zbulimi i armëve erdhi pas hetimeve të nisura ndaj një kontrabandisti.
Arsenali, i cili konfirmon alarmin e lëshuar nga Algjeria në lidhje me mbërritjen e armëve nga Libia, përbëhet kryesisht nga Rpg tipi 7, granatahedhëse vdekjeprurëse që përdoren nga grupet terroriste. / G. Ndoja