E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ali Ahmeti përshëndet vizitën e Metës në Serbi



Vizita e Ilir Metës në Beograd i shërben fqinjësisë së mirë, paqes dhe stabilitetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kështu e vlerëson Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti vizitën e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ilir Meta në Serbi duke shtuar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen në Bashkimin Evropian duke lënë pas armiqësitë e vjetra. “Mendoj që vizita e zotit Meta në Beograd është një kontribut i Shqipërisë në forcimin e raporteve me vendet e rajonit, të Ballkanit perëndimor. Që synim i të gjithëve është që edhe ky rajon më në fund të marrë rrugën e integrimit të plotë si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian. Mendoj se me hasmëri shekullore nuk mund të arrihet as paqe, as siguri e as stabilitet”. Pas vizitës në Beograd, shefi i diplomacisë shqiptare ka zhvilluar një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me të cilin ka biseduar rreth procesit të integrimit të vendeve të rajonit në NATO dhe BE. “Parimisht për nevojën dhe punët që duhet të realizohen në drejtim të avancimeve të mëtejshme për integrimin e rajonit në NATO dhe Bashkimin Evropian”, u shpreh Ahmeti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›