“Ali Ahmetit ia ka ulur pazarin marrëveshja me Gruevskin”
Si mes shqiptarësh, njeriu i veshur zakonshëm, ulur përballë nesh në barin e “Benilva”, pranë bregut në Durrës, përthithet në një bisedë të shpenguar, ende pa u prezantuar në hollësi. Është Sulejman Rushiti, 36-vjeçar, krahu i djathtë i Menduh Thaçit në drejtim të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) të Maqedonisë, i njëjti që për 20 muaj, të nisura nga gushti 2006, ka qenë ministër i Edukimit e Shkencës së Maqedonisë.
Nga Durrësi, Ferdinand Dervishi
Thotë se në Durrës gjendet krejt pa e planifikuar më parë, pasi në të vërtetë ishte nisur për në Vlorë, por atje nuk kishte gjetur vend për t’u akomoduar. “Por ndihemi mirë, nisur nga fëmijët, të cilët gjithë ditën lahen në det në shoqërinë e bashkëmoshatarëve, që flasin gjuhën e tyre”, shton pa bërë pauzë. Thotë gjithashtu se, për disa ditë e kishte rrafshuar mendjen për të bërë pushime, por pohon se gjithsesi ndihet komod në bisedën e nisur për situatën politike të shqiptarëve të Maqedonisë, që shpesh del nga tema për të shkuar tek opinione e mendime që lindin natyrshëm në bisedat mes dy njerëzve së të njëjtit gjak, por që banojnë në shtete të ndryshme.
Zoti Rushiti, duke mos dalë nga atmosfera e plazhit, si e shpjegoni fluksin e madh të këtij viti të shqiptarëve të Maqedonisë në drejtim të plazheve shqiptare, kryesisht në jug?
Sepse ndihemi mirë në plazhet shqiptare. Sepse shqiptarët e këtushëm nuk e përziejnë nacionalizmin me turizmin. Këndej ka mbërritur edhe një pjesë, të cilët deri pak vite të shkuara e kanë bërë plazhin në Greqi. Kanë ndryshuar kah thjesht, sepse janë ndier të fyer, apo të përçmuar, në ambasadën greke në momentet që aplikojnë për vizë, e njëjta shije e keqe i ka shoqëruar në pikat e kalimit të kufirit, ose edhe kur janë akomoduar në ambientet e pushimit. Ndërsa në Shqipëri ndihen mirë. Më mirë madje edhe sesa në Kroaci. Shoh fëmijët e mi. Ata nuk e ndërrojnë Shqipërinë as me luksin më të madh. Duan të jenë në shoqërinë e bashkëmoshatarëve, që flasin shqip dhe kjo për ta është kryesore. Zbritur sërish te thelbi i pyetjes, mendoj se janë disa faktorë që kanë bërë të mundur këtë fluks. Vitet e para shqiptarët e Maqedonisë kanë bërë edhe “turizëm patriotik”. Por dikur infrastruktura ka qenë e dobët. Tashmë ajo është e pranueshme bashkë me shërbimet. Në të njëjtin nivel është edhe atmosfera. Për më tepër që shqiptarët e Maqedonisë kanë mësuar edhe rrugët, njohin terrenin, çmimet... Mendoj se të gjitha bashkë këto kanë realizuar atë fluks që ju keni vënë re.
Le të kthehemi tek objektivi ynë. Partia juaj, PDSH-ja, ishte në pushtet nga gushti i 2006 për më shumë se një vit e gjysmë. Çfarë nuk shkoi mirë, që humbët në zgjedhje para pak kohëve?
Unë mendoj se ajo që krijoi probleme ishte puna shumë e mirë e ministrave të partisë sonë në ndihmë të komunitetit të shqiptarëve, të lënë pas dore nga shumica sllave që përbën Maqedoninë. Kështu që partneri ynë, (Gruevski) tashmë ende në pushtet, dëshironte të evitonte një problem të brendshëm që i kishte dalë me linjën e partisë sonë. Pasi në 20 muaj qeverisje ministrat shqiptarë, të zgjedhur nga partia jonë, PDSH-ja, e kishin drejtuar buxhetin në masën 70 për qind në adresë të shqiptarëve. Qëllimi ishte krejt fisnik, që të tentohej barazimi, pasi kjo pjesë e popullsisë ishte lënë në hije për vite me radhë. Kështu, të paktën unë me mundësitë e ministrisë që drejtoja, asaj të Edukimit e Shkencës, në 20 muaj, nga 3 fakultete e 2 shkolla të larta që ishin gjithsej në gjuhën shqipe, e rrita numrin në 11. Për këtë jemi përplasur disa herë me kryeministrin, ndërkohë që justifikimi ynë i prerë ka qenë: “Po zëvendësojmë kohën e humbur. Janë 70 vite të humbura”. Ky është një shembull, por edhe një tregues për të kuptuar përplasjet e brendshme në koalicionin qeverisës dhe për rrjedhojë ngjizjen e pakënaqësive të politikanëve sllavë në pushtet, që kulmuan me aleanca të fshehta me partinë e Ali Ahmetit me qëllim rrëzimin tonë. Lojë e fortë dhe e rrezikshme në dëmin tonë ishte edhe konflikti në Brodec. Pra ne ishim në pushtet, policia natyrshëm që do të godiste, ashtu si ndodh në të gjitha shtetet që synojnë civilizimin, për të siguruar rend, dhe pasoja pikësëpari do na shkarkohej neve, PDSH-së apo politikanëve shqiptarë të Maqedonisë në pushtet. Madje pamjet e Brodecit janë përdorur edhe si para zgjedhjeve si spot televiziv në shërbim të Ali Ahmetit e partisë së tij, BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), njëlloj sikundër u përdor lufta e UÇK-së vite më parë. Për më tepër që procesi zgjedhor ishte një kaos, dhuna u bë e zakonshme dhe strukturat policore u rreshtuan kundër nesh edhe pse në pushtet. Thjesht PDSH-së i’u morr fitorja. U prishën vendvotimet, rivotimi u bë në atmosferë shtetrrethimi, nën trysni e frikë. I gjithë ky komplot mund të vërtetohet me faktin e dokumentuar se 50 mijë vota nga tonat u quajtën të pavlefshme me kërkesë të anëtarëve të komisioneve që përfaqësonin koalicionin sllav në pushtet, VMRO-DPMNE me të cilin bashkëqeverisnim. Pra, jo nga njerëzit e Ali Ahmetit.
Po pse atëherë, ju duheshit të largoheshit nga pushteti në një kohë kur dyert i janë hapur sërish një tjetër partie të shqiptarëve? Pasi edhe ministrat e BDI-së do vazhdojnë në të njëjtën linjë për të ndihmuar barazimin e shtresës shqiptare me atë sllave në Maqedoni?
Këtu ka një hile të paramenduar mirë. Logjika e lexuar pas përfundimit të zgjedhjeve thotë se, ka pasur një marrëveshje të hershme të Gruevskit me Ali Ahmetin. Kështu që tashmë, i ardhur në pushtet, Ali Ahmeti, për shkak të kësaj marrëveshjeje detyrohet të mbajë ulët pazarin. Rrjedhimisht ministrat e tij janë nën kontroll të maxhorancës së përfaqësuesve sllavë në qeveri, për më tepër që hilja ndaj tyre ka nisur që me përcaktimin e buxheteve për ministritë që do drejtoheshin nga shqiptarë, buxhete që në të gjitha rastet janë reduktuar në maksimum. Kështu që të zgjedhurit e Ali Ahmetit, për shkak të aleancës parazgjedhore me VMRO-DPMNE, jo vetëm që nuk kanë kurajë dhe moral të bëjnë më shumë për shqiptarët, por as buxhet. Përkundër, në 20 muaj qeverisje, ne e kishim edhe kurajën edhe buxhetin. Kjo është situata në fokusin e partisë sonë.
Aktualisht në Maqedoni ka zhvillime të trajtuara si të pazakonta në favor të zgjidhjes së çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe. Si e shikoni këtë çështje?
Kjo është një tjetër pasojë e aleancës së BDI-së me koalicionin e VMRO-DPMNE në pushtet. E vërteta është se në parlament është votuar një rregullore e përdorimit të shqipes me pak elementë. Për rrjedhojë e reja e gjithë kësaj zhurme të madhe është se gjuha shqipe do të përdoret në parlament. Kaq. Jo më tepër. Por ky zhvillim bie ndesh me pikën 5 të Marrëveshjes së Ohrit, të vitit 2001, që thotë: “Në Maqedoni gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase... si dhe gjuha që e flasin mbi 20% e banorëve e përcaktuar me ligj”. Ky ligj doli tani, por fatkeqësisht nuk korrespondon me këtë marrëveshje. Ndërsa Ali Ahmeti del dhe thotë se e ka mbyllur problemin e gjuhës. Të shohësh historinë kjo është sikur të përdorësh bombën atomike për të vrarë një mizë. Kështu që më datën 18 gusht PDSH-ja ka vendosur të kthehet në parlament dhe të kërkojë me forcë një projektligj, që të definojë gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare në çdo ambient, jo vetëm në Parlament, me qëllim për të respektuar Marrëveshjen e Ohrit. Që të jemi të qartë, pranimi i shqipes në Maqedoni duhet të shkojë në parametrat e vlerës së pranimit të gjuhës serbe në territorin e Kosovës.
Një tjetër problem i madh që përfshin edhe pjesën shqiptare të Maqedonisë është edhe çështja e emrit të shtetit. Si vendosen shqiptarët përballë këtij problemi?
Kjo është një tjetër çështje e madhe, por që për mendimin tonë jo parësore përballë çështjes shqiptare në Maqedoni dhe shumë e varur prej saj. Me një fjalë radha e çështjeve të rëndësishme nis me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, më tej vjen problemi i emrit. Deri tani shqiptarët nuk kanë qenë protagonistë edhe pse dihet që Aleksandri i Maqedonisë kishte nënë dhe gjyshe ilire. Kurse shumicën sllave nuk e lidh asgjë me historinë e vjetër të Maqedonisë, veç vendvendosjes gjeografike aktuale. Nga ana tjetër qëndrimi i Ali Ahmetit për këtë çështje është krejt i çorganizuar. Para se të vinte në pushtet thoshte se Maqedonia duhet të ndryshojë emrin, tani që është në pushtet thotë se nuk duhet ta ndryshojë. Ne mendojmë se tashmë është koha kur shqiptarët e Maqedonisë kanë nisur të ndiejnë pasojat e sjella nga problemi i emrit dhe sigurisht që do të reagojnë pro gjetjes së kompromisit. Tashmë është e qartë për të gjithë se për Shqipërinë futja në NATO ishte një fitore e pafund.
Për Gruevskin...
“Gruevski, dëshironte të evitonte një problem të brendshëm që i kishte dalë me linjën e partisë sonë. Pasi me 20 muaj qeverisje ministrat shqiptarë të PDSH-së, e kishin drejtuar buxhetin në masën 70 për qind në adresë të shqiptarëve”
Për Ahmetin...
“Logjika e lexuar pas përfundimit të zgjedhjeve thotë se ka pasur një marrëveshje të Gruevskit me Ali Ahmetin. Kështu që tashmë, i ardhur në pushtet, Ali Ahmeti, për shkak të kësaj marrëveshjeje detyrohet të mbajë ulët pazarin”