Leskaj: Qeveria, e dështuar në çdo zë
Partia Socialiste hodhi dje poshtë pretendimet e Kryeministrit Berisha për suksese në 7 muajt e fundit.
ARISTIR LUMEZI
Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, tha se qeveria ka dështuar në të gjithë zërat; si në luftën kundër korrupsionit, ashtu edhe në infrastrukturë apo ekonomi. Kjo, sipas Leskajt, dëshmohet edhe nga raportet e shumta negative të ndërkombëtarëve në këto muaj. “Foli për biznese, në fakt raportohen se janë regjistruar 13 mijë biznese, por rezultojnë vetëm 2 mijë të punësuar, sipas institucioneve raportuese. I bie 11 mijë biznese të jenë pa asnjë punonjës (as pronari). Ky është modeli i Gërdecit dhe ‘suksesi’ i luftës ndaj informalitetit”, tha Leskaj përpara gazetarëve. Kryetarja e grupit të deputetëve socialistë, duke hedhur poshtë deklaratat e kryeministrit për sukseset ndaj luftës kundër korrupsionit, tha se një gjë e tillë përgënjeshtrohet dhe nga institucionet ndërkombëtare. “Me gjithë përpjekjen për ta kthyer korrupsionin në histori suksesi, nuk mund të mohojë të paktën 6 raporte ndërkombëtare, që vinë të përkeqësuara, lidhur me luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar e trafiqeve (nga Departamenti Amerikan i Shtetit, CIA, IDR – USAID, Transparenca Ndërkombëtare). Dhe këto janë vetëm në harkun e një viti. Kryeministri foli për suksese politike, përfshirë edhe privatizimin e ftesës për NATO, ndërkohë që në Uashington, siç është bërë e njohur nga burime diplomatike, po rritet shqetësimi për hapa mbrapa, që lidhen me zbardhjen e krimit të Gërdecit, me përpjekjet e mazhorancës për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura (prokurori, gjykatë deri te projektligji më i fundit në proces për Prokurorinë)”, tha Leskaj.
Gjithashtu kreu i grupit socialist, duke iu referuar investimeve të deklaruara nga Kryeministri, tha se ato janë në nivelet më të ulëta. “Kryeministri foli për bum në investime, kur investimet si 6-mujor janë realizuar vetëm 26.5% të programit vjetor. Në Investimet e Huaja Direkte, sipas raportit të Institutit të Studimeve Ndërkombëtare të Vjenës, Shqipëria (viti 2007 – 2008) zë pothuaj vendin e fundit në CEE. Ka mbi 10 herë më pak se Bullgaria apo Rumania, po disa herë më pak edhe se Serbia apo Bosnjë-Hercegovina”, tha Leskaj. Por kryetarja e grupit socialist adresoi kritika dhe ndaj TVSH, për pasqyrim të njëanshëm të arritjeve të qeverisë, duke iu referuar vetëm deklaratave të kryeministrit dhe jo raporteve të ndërkombëtarëve. “Lidhur me RTSH-në, jemi në pritje të një raporti nga Këshilli Drejtues, kërkuar nga ne muaj më parë, dhe do ndërmarrim hapa të tjerë deri në hapjen e procedurave parlamentare për shkarkimin e Këshillit Drejtues të tij”, tha Leskaj.
PS: Prokuroria të hetojë skandalin e Durrës-Morinë
Partia Socialiste denoncoi dje atë që ajo e cilësoi si aferën e radhës të qeverisë me rrugën Durrës-Kukës. Nënkryetari i grupit kuvendor socialist, Erion Braçe, deklaroi gjatë një konference për shtyp se qeveria i kishte dhënë firmës “Bechtel Enka” një fond shtesë prej 120 milionë euro për rrugën si fond kompensimi për inflacionin. Braçe i bëri thirrje Prokurorisë t’i shkojë deri në fund hetimit për skandalin e rrugës “që gllabëron paratë e shqiptarëve”. “Me këtë shtesë, kostoja e rrugës shkon në 640 milionë euro, ndërsa me shtesën prej 120 mln euro, bëheshin 4 rrugë të reja”, tha Braçe. Sipas socialistëve, qeveria kompensoi për inflacionin firmën “Bechtel Enka”, ndërkohë që asnjë firmë shqiptare nuk është kompensuar. “Ia vlen të sjellim në vëmendje të shqiptarëve, se me paratë shtesë, prej 120 milionë euro të tjera për rrugën Rrëshen-Kalimash, pra mbi çmimin e kontratës së parë prej 480 milionë euro, mund të ishin ndërtuar këto autostrada: Shkodër-Hani i Hotit, me vlerë 24 milionë euro; rruga e Arbërit, me vlerë rreth 160 milionë euro. Duhet të ishin shtuar dy vija kalimi në segmentin Fushë Krujë-Shkodër me vlerë 80 milionë euro. Do të ishte ndërtuar rruga Levan-Vlorë, me vlerë 45 milionë euro dhe do të ishte ndërtuar rruga Levan-Tepelenë, me vlerë 70 milionë euro. Të gjitha bashkë, 368 milionë euro. Thuajse po aq sa shtesa mbi çmim e kontratës së parë prej 418 milionë euro”, tha Braçe.
PD: Rama fobi nga arritjet e qeverisë
Partia Demokratike reagoi dje ndaj kritikave të socialistëve për bilancin 7-mujor të qeverisë. Zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani tha në një konferencë për shtyp se, socialistët kanë fobi ndaj arritjeve të qeverisë. “Nga selia e Partisë Socialiste vjen deklarata e radhës, e cila nxjerr në pah fobitë e kryetarit të saj ndaj kompjuterëve dhe teknologjisë së informacionit. Duket qartë se tre janë fobi të forta të z. Rama, rruga Durrës–Kukës–Morinë, rritja e rrogave dhe pensioneve dhe pa diskutim mosha dixhitale. Deklarata kundra moshës dixhitale dhe avancimit të saj në Shqipëri, shprehet se optimizmi është demagogji. Edhe pse kjo është një kundërshti logjike në vetvete, optimizmi i kësaj qeverie është pa diskutim shumë më pozitiv se fryma negative që rrezaton selia roze”, tha Bogdani. Sipas tij, “në Shqipëri, sot po aplikohen me sukses dhe po përhapen me shpejtësi kabinetet e informatikës në shkolla, regjistrimi elektronik i bizneseve, taksat online, regjistri i penaliteteve online, po përhapet me sukses prokurimi elektronik dhe së fundmi gjendja civile elektronike nëpërmjet arritjes më të re, certifikatave dixhitale”.