Jeremiç: Pranojmë çdo vendim të Hagës
“Serbia do të pranojë çdo vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës mbi pavarësinë e Kosovës”, tha dje ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç në Nju Jork, me shpresën se deklarata
e tij do të nxisë vendet e OKB-së ta pranojnë gjykimin e pavarësisë në Hagë. Jeremiç ka pranuar se pret rezistencë të fortë për këtë iniciativë të Serbisë, por shtoi se Beogradi ishte i vendosur të “luftonte” me gjithë presionin që po hasej. “Për të qenë i ndershëm, unë pres një rezistencë të fortë nga disa vende që e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës, të cilat mendoj se do të lobojnë kundër miratimit të kësaj rezolute në Asamblenë e Përgjithshme. Nuk është sekret se kjo listë përfshin disa nga vendet më me influencë në botë. Megjithatë, ne jemi të vendosur për iniciativën tonë dhe kemi folur nëpër të gjithë botën gjatë ditëve të fundit, kemi pasur shumë kontakte, kemi qenë aktivë në nivelin bilateral dhe ndërkombëtar”, tha ai duke theksuar se beson që “Serbia ka argumente më të forta në këtë fushë. Nëse ne kemi sukses në asamblenë e përgjithshme për ta çuar çështjen në Hagë, nëse kemi sukses në shtator, atëherë unë besoj se nuk do të ketë më njohje të pavarësisë së Kosovës dhe ajo nuk do të jetë më anëtare e çdo organizate serioze ndërkombëtare”, tha Jeremiç. Ndërkohë sot Kosova feston 6-mujorin e pavarësisë së saj. Brenda gjysmë viti Kosova është njohur nga 45 shtete anëtare të OKB-së, nga shumica e anëtarëve të BE-së, NATO-s dhe Këshillit të Sigurimit. Në Prishtinë besohet se njohjet e ardhshme do të vijnë para dhe pas mbledhjes së 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më 20 shtator, ku Kosova merr pjesë e përfaqësuar në nivelin më të lartë.