E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo: Inter më i mirë se Juve

"Një parashikim mbi Botërorin e ardhshëm? Është e vështirë, janë 5 ose 6 ekipe kandidatë. Pak si te seria A: Inter, Juve, Milan, Roma, Fiorentina dhe Palermo. Nëse dikush thotë kështu, do të thotë se nuk dëshiron që të fitojë një skuadër... ". Hoze Murinjo rifillon të thumbojë Marçelo Lipin në këtë "ngacmim dhe përgjigje" që vazhdon tashmë prej ditësh. Gjithçka filloi me parashikimin e trajnerit të Kombëtares italiane, që tha të hënën se kampionatin do ta fitojë Juventusi.

Trajneri i Interit i ka gjykuar fjalët e Lipit si mungesë respekti: "Pothuaj gjithmonë e fiton kampionatin skuadra më e fortë. Unë nuk jam trajner Kombëtareje në Portugali. Jam një trajner me kredibilitet dhe autoritet në vendin tim, por nuk kam përgjegjësi institucionale. Nëse më kërkojnë një parashikim në vendin tim, unë e bëj", tha Murinjo në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Barit. "Për Botërorin do të luajnë dy skuadra amerikanojugore dhe dy ose tre europiane. Do të luhet në Afrikë, dhe mbase arrin të na çudisë edhe Kombëtarja afrikane", shton ai.

Më i miri - "Kundër Juves luajtëm ne, më mirë". Murinjo nuk dorëzohet kurrë. Pas sulmit ndaj Lipit, fajtor sipas tij se parashikoi Juven si fituese të kampionatit të ardhshëm, trajneri i Interit u lëshon një shigjetim bardhezinjve në prag të ndeshjeve për kampionatin. Kundër Lipit, pse ta kem frikë Juven? Po, po... Po, po... Po, po....

"Më pëlqen të rri këtu" - "Të thuash se një ekip është favorit, është diçka; të bësh një konfirmim të qartë, është diçka tjetër", shtoi ai, duke iu referuar përgjigjes së thatë të dhënë nga Lipi për pyetjen "kush do ta fitojë kampionatin". "Megjithatë, nëse Lipi thotë se çështja u mbyll, quhet e mbyllur edhe për mua, pohoi ai në portugalisht. Shpreha një opinion të lirë dhe dëgjova zhurmën e armiqve. Kjo më pëlqen: Unë fola dhe janë të gjithë këtu. Më pëlqen të qëndroj, përndryshe nuk do të kisha nënshkruar një kontratë deri në 2012", thotë ai, duke kujtuar zgjatjen e fundit të marrëveshjes.

Spaleti - "Miku juaj, Spaleti, të kujtojë se nuk ka treguar respekt ndaj meje gjatë një konference shtypi. Të punojë më mirë, sepse me ekipin që ka mund të fitojë gjithçka. Skuadra e tij është fantastike". Hoze Murinjo, trajner i Interit, i lëshon një shigjetë Luçiano Spaletit, trajnerit të Romës. Trajneri verdhezi deklaroi para disa ditësh se e famshmja "titull zero" me të cilin Murinjo cilësoi Milanin dhe Romën vitin që shkoi, është një mungesë respekti, meqë formacioni kryeqytetas ishte akoma konkurrent në ligën e kampionëve.

Kasano — Ironisë së Kasanos ("Jam i vetmi që sjell paqe mes Murinjos dhe Lipit, asnjë nga të dy s‘më do"), ai i përgjigjet po ashtu. "Nuk dua lojtarë që shënojnë kundër nesh, thotë. Akuafreska shënoi kundër nesh dhe s‘është këtu, Milito nuk shënoi dhe është këtu. Më pëlqen Antonio, por qëkurse shënoi kundër nesh, mori fund". Pastaj me seriozitet ai shton se do ta shohë dhe mundësinë e Kasanos në skuadër, edhe pse ka shënuar kundër tyre.

Ferrara

Trajneri i Juventusit lëshon një mesazh për të tijtë: "Jemi Juvja, duhet të rikthehemi te fitoret. Pritet shumë prej nesh, duhet ta menaxhoj këtë entuziazëm. U befasova nga reagimi i Murinjos, sepse vitin e kaluar Lipi kishte thënë se do të fitonte Interi. Reagimi i Murinjos më bën të ndihem i bindur se jemi përmirësuar. Ka frikë? Atë nuk e thashë unë. Titullin do ta fitojë skuadra më konstante, rivaliteti do të jetë i bukur dhe aty do të jetë edhe Juve".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›