E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgaria, kundër enciklopedisë maqedonase

Reagimeve të shumta ndaj botimit të Enciklopedisë tashmë të konsideruar si skandaloze të Maqedonisë, iu është bashkuar edhe Ambasada e Bullgarisë, në Shkup, e cila shprehet kundër gjuhës dhe terminologjisë së këtij dokumenti. "Në këtë botim është përforur një gjuhë dhe terminologji e kohës së 'luftës së ftohtë', që nuk kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve fqinjësore", theksohet në komunikatën e ambasadës bullgare.
Megjithëate nga ambasada e Bullgarisë nuk kanë saktësuar se në cilët pjesë janë bërë vëretjtet, por thonë se tekstet e Enciklopedisë, të cilat kanë të bëjnë me Bullgarinë nuk janë shprehje e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe synimit që Bullgaria disa herë ka demonstruar në angazhimet e saj për një bashkëpunim më të afërt me Maqedoninë.
Ndërkohë që vetëm një ditë më parë, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë është tërhequr nga pjesë të Enciklopedisë, që fyenin shqiptarët dhe historinë e tyre. Kryetari i Akademisë, Gjorgje Stardellov pranoi se shqiptarët janë fyer me këtë enciklopedi. Tërheqja e palës maqedonase erdhi pas reagimeve të shumë akademikëve shqiptarë të Maqedonisë, Shqipërisë, trupës diplomatike të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Shkup, Bashkimit Europian, etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›