Alia: Ligji nuk vepron nëse rrini brenda në konvikt
Vijon botimi i plote i pacensuruar i publikuar nga Aleksander Meksi i debatit te studenteve me ish-presidentin Ramiz Alia 20 vite me pare, me 11 dhjetor 1990. Ne kete numer jepet debati mes studenteve edhe ish-presidentit per lirine e shtypit, por edhe perdorimi i dhunes nga ana e policise.
Nderhyrje nga salla: Shoku Ramiz kemi edhe diçka, kemi edhe diçka, ne kete program...
Ramiz Alia: Nuk eshte program ky vella, jane vetem
kerkesa.
Azem Hajdari: Nga keto kerkesa qe ju parashtruam, ka ndonje gje qe s’pranohet aty? Cilat kerkesa nuk pranohen?
Ramiz Alia: Cilat kerkesa, se une s’kam kerkesa ketu.
Arben Demeti: A do te sqarohet opinioni publik mbi te verteten e kesaj levizjeje?
Ramiz Alia: Ja ku e ke ate redaktorin e “Rinise”, neser do te dale gazeta “Rinia”, tere kete bisede qe beme ne ose permbledhjen e saj do ta beje. (reagime nga salla)
Tefalin Malshyti: Ne kerkojme lirine e shtypit dhe te fjales pa censure.
Ramiz Alia: S’ka censure per kete pune.
Shinasi Rama: Ka censure, ka.
Ramiz Alia: Ma thuaj ku eshte? Ku, ku, ku eshte? (debate ne salle). Degjo, djale i mbare ketu.
Edmond Budina: Kur themi per lirine e shtypit, flasim per gazeten tone.
Ramiz Alia: Juve kur flisni per gazeten tuaj une ju thashe shkoni, zbatoni ligjet. Pa ligje nuk del gazete, te jeni te bindur.
Azem Hajdari: Po derisa te rregullohen ligjet?
Arben Demeti: Per statusin e gazetarit eshte folur edhe ne gazeten “Zeri i Popullit”.
Ramiz Alia: Ka shume statuse qe duhen percaktuar. Le te caktohen statuse jo vetem per gazetaret, por per te tere.
Arben Demeti: Nuk e di, po kam parasysh “Zerin e Popullit” qe fliste per kete pune dhe thoshte konkretisht qe: statusi i gazetarit duhet te percaktohet, pasi shume nga shoket tane e kane pesuar nga burokracia.
Ramiz Alia: Çfare kane pesuar?
Arben Demeti: E kane pesuar. Prandaj duhet te behet statusi i gazetarit. Burokracia eshte nje koncept shume i pergjithshem.
Edmond Budina: Ne Qytetin Studenti jane dhene shume mendime, madje shume mendime te ndryshme. Keto a do pasqyrohen ne shtyp?
Ramiz Alia: Cilat? Nxirrni gazeten tuaj.
Edmond Budina: Ka 7 ose 10 gazeta.
Ramiz Alia: Jo s’ka, vetem nje gazete ka, “Zeri i Popullit”. Te tjerat i kane komitetet e partive ne rrethe. (nderhyrje nga salla:eshte gazeta “Puna”)
Edmond Budina: A mund t’i shfaqim mendimet tona hapur ne shtyp, ketu e ka fjalen ky shoku apo jo? T’i themi mendimet hapur. A do i themi mendimet tona ashtu siç i kemi ne gazeten “Zeri i Popullit”?
Ramiz Alia: Shkruajini, thojini ashtu si i keni, por une s’jam redaktor i gazetes “Zeri i Popullit”. (debate ne salle). Ti djale deri tani me thoshe ndryshe.
Tefalin Malshyti: Ne kemi nje gazete studenti. Faktikisht, ajo gazete pse te jete 1 here ne dy jave? Pse te mos kaloje ne doren tone?
Ramiz Alia: Degjo, juve e keni parasysh, shtroni ato çeshtje per te cilat une mundem t’ju them po ose jo. Por per çeshtjen qe ta keni gazeten ju a ta kete gazeten rinia, a ta kete ajo vajza apo ai djali, nuk mund te them une per kete. (nderhyrje nga salla: ne shtrojme probleme). Shkoni bisedoni me Komitetin e Rinise se universitetit dhe merruni vesh.
Mimoza Ferraj: Shoku Ramiz, me fal, une tani kam dale nga spitali. Azem, nje minute! Shoku Ramiz, kam dy dite qe kam qene ne spital, sot kam dale. Dhe te pakten te jem e bindur vete qe ata shkopinj qe kam ngrene ne koke dhe ne trup, me takojne apo jo?
Ramiz Alia: Kur, ku i hengret?
Mimoza Ferraj: Te dielen.
Ramiz Alia: Ku i hengret keta shkopinj?
Mimoza Ferraj: Te muzeu.
Ramiz Alia: Te jesh e bindur, pardon. Une nuk e perkrah sa per dijeni, nuk e perkrah absolutisht perdorimin e dhunes. (nderhyrje nga salla: ashtu thone te gjithe).Jam kundra. Por mos harroni, ua thashe edhe me pare se ka ligje qe duhen zbatuar. Te pyeta jo rastesisht se ku i hengret ata shkopinj? Se per te ardhur deri aty, mijera vete kane zbritur qe nga konviktet deri tek Liceu Artistik. Policia ndal, ka paralajmeruar, ka paralajmeruar, ka paralajmeruar. Nuk e di nese ke qene ti aty apo jo, por atje siç me kane raportuar mua, kane qelluar edhe me gure.
Mimoza Ferraj: Jo shoku Ramiz, ju kane informuar keq. (reagime nga salla: Jo vetem me shkopinj shoku Ramiz, por edhe me uje)
Ramiz Alia: Dale, prit. Problemi eshte qe te jemi korrekte, une nuk e aprovoj dhe me vjen keq qe ju kane rrahur juve dhe keq kane bere.
Mimoza Ferraj: Shoku Ramiz, une mora mikrofonin e policise dhe me ka rrahur shefi i policise.
Ramiz Alia: Dhe ju keni thene largohuni, eeee?
Mimoza Ferraj: Jo, shoku Ramiz po kemi thene keshtu: Ne jemi te partise, duam partine dhe kemi dale thjesht, pasi ju kemi informuar juve per kete manifestim, qe s’kishte asgje. (nderhyn Alia:ishte kunder ligjit moj vajze).
Ramiz Alia: Une prandaj ju them, qe per ligjin e grumbullimeve ju kam thene qysh ate nate, per ligjin e grumbullimeve ju kam thene kini kujdes, ka ca ligje, ka ca rregulla. Mos i thyeni ligjet, mos i thyeni rregullat, qe te mos bini ndesh. Tashi ndodhi ajo, shume keq qe ka ndodhur kjo.
Arben Lika: Ështe fjala vetem per te shtunen, jo per te dielen.
Ramiz Alia: Ajo goca tha per te dielen. Jeni dakord juve qe ajo qe ndodhi te dielen ishte e drejte? Jeni dakord juve? (zhurme dhe fjale nga salla: ne asnje menyre)
Arben Demeti: Si eshte e drejte te rrahesh bijte e popullit?
Ramiz Alia: Shiko ore shok i dashur! Shiko more djale, asnje njeri nuk eshte vrare, jo, jo.
Arben Lika: Njeri eshte ne gjendje kome.
Ramiz Alia: Jo, nuk eshte e vertete. Sali Berisha, qe eshte mjek atje me raportoi se asnje nuk ka, me kupton keshtu. Asnje. Une po te them nga ata njerez qe ka atje.
Azem Hajdari: Po te arrestuar ka njeri?
Ramiz Alia: Asnje.
Arben Demeti: Shoku Ramiz a ka mundesi te me degjoni?
Ramiz Alia: Jo, nuk ju degjoj me.
Arben Demeti: Nuk me degjoni. Atehere po ju them nje gje qe nuk lejohet te rrahesh bijte e popullit, ti terrorizosh ata me njerez qe vishen me uniforma nga me te ndryshmet. Kush jane keta njerez pa uniforma, njerez te veshur me lloj-lloj veshjesh? Po keta qe rrahin nuk jane bijte e popullit? Çfaredolloj gjeje qe mund te kene bere keta, çdo veprim duhet te frenohet. ( nderhyrje nga Ramiz Alia: Ti e the mendimin tend tashi, duro, duro). Ju na thate se keni shkarkuar, keni larguar nga byroja politike ata, keni bere shume mire, megjithese ne nuk ua kerkuam kete. Kjo gje duhej bere me perpara. Nderkohe, ne kemi ardhur ketu me nje vendim te sakte: te shkarkohet nga detyra Hekuran Isai (duartrokitje). Ju kerkojme si president, qe t’i kerkoni Keshillit te Ministrave qe te shkarkoje ne vend, urgjentisht Hekuran Isain dhe te premten kur te beni takimin me ne, na raportoni mbi kete kerkese. Ky eshte vendimi, eshte mendimi i studenteve.
Ramiz Alia: Jo, avash, avash.
Arben Lika: Shoku Ramiz, a mund te na degjoni ju lutem?
Ramiz Alia: Jo, nuk dua te degjoj me, nuk dua.(nderhyn Tefalin Malshyti: kur themi do te debatojme, na degjoni shoku Ramiz). Une ju thashe qe ne fillim se kur behet dialog, ai duhet te jete demokratik, i kulturuar dhe i durueshem. (nderhyn Azem Hajdari: Ju duhet te na degjoni shoku Ramiz. Ne kemi besim tek juve). Nuk duhet t’ju mungoje as durimi dhe as menyra logjike e dialogut. Per çfare arsye e them kete? E them kete sepse se ka ligje, i pelqejne ose s’i pelqejne ndonjerit, ligjet ekzistojne. Cili eshte ky ligj? Ështe ligji ne rastin konkret per grumbullimet, dhe ne kete ligj thuhet se duhet kerkuar leje per kete çeshtje. Kupton. Sa ishit ne konviktet e universitetit, ky ligj nuk veproi sepse ne fund te fundit ishit brenda shtepise. (salla: ka vepruar, ka vepruar).
Arben Lika: Ne ju thame qysh ate nate qe jemi takuar se kush ishte fajtor per ate veprim ne Qytetin Studenti.
Ramiz Alia: Po, po dhe eshte arrestuar ai oficeri, te cilit i vodhen koburen. (reagime nga salla). Po tashti juve doni te tera ti dini, une po ju them se ai oficer qe i eshte vjedhur koburja eshte futur ne burg.
Arben Lika: Ai eshte provokator shoku Ramiz, eshte provokacion. Ka provokatore edhe nga policia. (nderhyn Azem Hajdari: Duhet te dish nji te vertete shoku Ramiz). Po, ka provokatore edhe nga policia.
Ramiz Alia: Ai oficer qe i vodhen koburen, ai oficer bertiti dhe qelloi dike. Keshtu eshte.
Arben Lika: Une isha me grupin qe erdhem tek ju. Ju perqafuam dhe ju thame: Shoku Ramiz, ne porosine tuaj do jua çojme studenteve, shoket do i kthejme ne konvikt ne baze te porosise suaj. Me te mberritur aty, kur morem ne dore megafonet dhe filluam te sqarojme shoket, pra ketu eshte nje çeshtje minutash, ndodhi ajo qe po e quajme provokacion, d.m.th. vjedhja e revoles. Ne keto momente, ministri i Puneve te Brendshme dha urdhrin tri here rresht: bini, bini, bini mbi ta. Pas kesaj, me fal se me dridhen nje çike duart dhe ndoshta mund te me shpetojne edhe lot, por kam pare skena qe nuk do i harroj kurre. Kam pare njerez qe binin pertoke, kam degjuar britmat e nje vajze, kam pare skema te tmerrshme. Atehere, nuk e di se çfare kam bere, por kam bere ate qe kam shkuar e kam kapur, se ligji eshte human shoku Ramiz, te mos e harrojme, kam kapur direkt shokun Hekuran dhe i kam thene “ne ishim te shoku Ramiz. Ai na dha fjalen se nuk do te prekemi. Ju shkelet urdhrin e tij”. Ai tha se nuk eshte e vertete, nuk eshte e vertete, ti e pe vete. Jo i thashe une, ju e dhate urdhrin. Kjo ishte e gjitha.
Ramiz Alia: Avash, avash. Prit, dale, dale. ( nderhyrje nga salla: A ka te drejte ai) A ka te drejte ai? Ka, si nuk ka, ministri i Brendshem eshte. Une nuk kam te drejte te jap. (qesh). Une nuk jam dakord per perdorimin e dhunes, askush nuk eshte dakord per perdorimin e saj, ndaj ka dale edhe ai ligj qe ka dale. Ai ligj ka dale qe ndalon grumbullimet pa leje. Duhesh te kerkosh leje qe te besh grumbullime te atilla. Çeshtja eshte, madje une prandaj ju kerkova miqesisht. Ju thashe kini kujdes mos kaloni kufijte e ligjit, sepse sa jeni aty ku jeni nuk ju kap ligji, pastaj po kalove te kap ligji. Tashi, ai shoku atje thote se eshte kategorikisht kundra ligjit (reagime nga salla: S’jemi kundra ligjit). Degjoni nje gje. Problemi eshte se kush nuk zbaton ligjin, ndaj tij ligji duhet te veproje. Ligji duhet te veproje ne te dyja krahet. Ai oficer, qe ishte shkaktari i pare, tani eshte ne burg (reagime nga salla: kjo eshte taktika juaj). Jo, jo, nuk eshte pune taktike, ai oficer provokoi se ai qelloi i pari. Ti qe do shkarkimin e ministrit nuk diskutohet keshtu, duhet me qene nje çike me te qete ne diskutim. Ligjin per grumbullimet e ka tere bota. Bile ligji gjermano-perendimor, e kam lexuar vete me syte e mi, thote: oficeri qe ka drejtimin thote ndal nje here, ndal dy here, ndal tri here dhe duhet te qelloje, qellon me arme. ( reagime nga salla: nuk e ka nje gje te tille). Thua ti? Ore t’jua sjell neser une ligjin dhe ta shikoni.
(Vijon neser)